Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për shkak të kontrolleve kufitare të Shengenit, transportuesit po humbasin miliona euro

Foto: arkiv

Është pothuajse e sigurt se Holanda nuk do të heqë veton për Bullgarinë në Shengen përpara zgjedhjeve të saj parlamentare në nëntor, tha për BNT eurodeputetja holandeze Sofia in 't Veld.Ajo beson se parlamenti nuk do ta përfshijë pranimin e Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen në listën e të ashtuquajturave,“dosje të diskutueshme” për të cilat qeveria e përkohshme në Hagë nuk mund të marrë vendime.Megjithatë, kjo nuk do të thotë se çështja do të zgjidhet, paralajmëroi In 't Veld dhe pranoi se Holanda mund të bllokojë vetëm Bullgarinë, por jo Rumaninë."Ne mbetemi peng i betejave të brendshme politike si në Holandë, ashtu edhe në Austri," tha për BNR eurodeputeti bullgar Emill  Radev për këtë temë.“Vetëm transportuesit tanë humbasin 150 milionë euro në vit, sepse ne nuk jemi në Shengen.Shteti rumun tashmë kërkon kompensim për dëmet e pësuara, komentoi Radev.“Nëse marrim një refuzim tjetër, Bullgaria dhe Rumania duhet të punojnë drejt një “mini Shengeni”, rekomandoi politikani.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

FMN rekomandoi rritjen e sigurimeve dhe pensioneve në Bullgari

Në një analizë të sistemit të pensioneve në vend, Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) rekomandon rritjen e pensioneve duke rritur kontributet e sigurimeve dhe heqjen e të ardhurave maksimale nga sigurimet, si dhe heqjen e pensionit maksimal. Pensionet në..

botuar më 24-07-02 9.06.PD

Parashikimi i motit për 2 korrikun

Ditën e martë do të mbajë mot me diell dhe i nxehtë në pjesën më të madhe të vendit. Pas mesditës dhe pasdite do të mbajë vranësira mbi Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore. Do të ketë reshje të shkurtra shiu, shtrëngata dhe breshër. Temperaturat..

botuar më 24-07-01 7.40.MD
Kirill Petkov

Nuk ka perspektivë për formimin e një kabineti

Pak para dorëzimit të mandatit, PP-DB konfirmoi sërish se refuzon mbështetjen. Në Facebook, bashkëkryetari i PP-DB Kirill Petkov vuri në dukje se koalicioni nuk do të mbështesë një qeveri GERB-DPS për të cilën ëndërron Peevski, sepse “reformat e..

botuar më 24-07-01 7.01.MD