Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Çdo i pesti bullgar nuk mund ta paguajë ngrohjen gjatë dimrit

Foto: BGNES

Bullgaria është në vendin e parë në mesin e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian për sa i përket përqindjes së njerëzve që nuk mund t'i ngrohin shtëpitë e tyre në mënyrë adekuate - 22.5%. Këtë e tregojnë të dhënat më të fundit të Eurostat për vitin 2022.

Në polin tjetër është Finlanda me pak më shumë se 1%. Mesatarisht për popullsinë e BE-së, përqindja e njerëzve që thonë se nuk mund ta mbajnë shtëpinë e tyre të ngrohtë është 9%.

Sipas sindikatave, Bullgaria është në vend të parë sipas këtij treguesi negativ për shkak të të ardhurave të ulëta, çmimeve të larta të energjisë elektrike dhe efiçencës së ulët të energjisë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Biznesi polak dëshiron autostrada dhe ura të reja për të lidhur Bullgarinë me Rumaninë

Perspektivat për nxitjen e shkëmbimeve ekonomike dhe investimeve midis Bullgarisë dhe Polonisë, u diskutuan nga presidenti Rumen Radev në një takim me përfaqësues të Dhomës së Tregtisë Polako-Bullgare. Rumen Radev theksoi rëndësinë e turizmit detar,..

botuar më 25-04-29 10.56.PD

Parashikimi i motit për 29 prillin

Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 6 gradë. Në Sofje do të jetë rreth 5°. Do të formohen ngrica vende-vende në luginat e 8 rretheve të gjysmës lindore të vendit. Pas mëngjesit të freskët, gjatë ditës do të ketë diell në të..

botuar më 25-04-28 7.40.MD

Çmimi i gazit natyror pritet të bie me rreth 14% në maj

Gazi natyror pritet të bëhet më i lirë me rreth 14% krahasuar me çmimin aktual, njoftoi drejtori ekzekutiv i “Bulgargaz”, Veselin Sinabov, në një takim të hapur të Komisionit Rregullator të Energjisë dhe Ujit. Kjo do të thotë që një megavat-orë do të..

botuar më 25-04-28 4.29.MD