Provadia-Kriporja, qendra më e vjetër për prodhim kripe dhe urbane në Evropë, mund të shikohet nga vizitorët deri në fund të shtatorit. Në rajon organizohen turne nga e hëna deri në të shtunën. Gjithashtu është përgatitur një ekspozitë fotografike, që tregon zbulimet më të fundit në kompleksin prehistorik. Pika kryesore e saj janë arritjet e teorisë ushtarake dhe të artit ndërtimor, me të cilat dallohet vendbanimi prehistorik. Nxjerrja e lëndës së parë strategjike e ka kthyer Kriporen në "oborrin e parë të monedhave" dhe në qendrën më të lashtë urbane të Evropës, e cila bën përshtypje me marrëdhëniet tregtare dhe hierarkinë shoqërore nga viti 5600 deri në 4350 para Krishtit.
"Njerëzit që kanë banuar në tokat afër Provadisë së sotme e kanë pasur monopolin e kripës mbi një rajon të madh – nga Karpatet deri në Detin e Bardhë dhe nga Deti i Zi deri në Ballkanin Qendror," vuri në dukje kreu i ekipit arkeologjik në Provadia, akademik Vasill Nikollov.
Sipas tij, Bullgaria është ndër tre vendet e kontinentit të vjetër me numrin dhe shumëllojshmërinë më të madhe të monumenteve arkeologjike. Pak vende në botë kanë një histori kaq të pasur dhe Provadia-Kriporja është një objekt që ngjall interes në rritje shkencore dhe publike – tha akademiku Nikollov. Ekspozita do të prezantohet në Parlamentin Evropian në Bruksel në tetor.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: FB / Provadia.Solnitsata
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..