Nuk ka më vendbanime të paarritshme në territorin e Carevos. Është rimëkëmbur lëvizja e makinave në urën e fshatit Sinemorec. Pas shembjes së urës së vetme që lidh Carevo dhe Ahtopol si pasojë e përmbytjeve, policia e trafikut siguroi një rrugë alternative përmes fshatrave Brodirovo dhe Izgrev. Nuk ka turistë në vështirësi në zonat e përmbytura, tha ministrja e turizmit Zarica Dinkova, e cila u takua me njerëzit dhe pronarët e hoteleve të kampingut Nestinarka. Informacioni është i Daniella Kostadinovës nga BNR Burgas. Ekipet e Kryqit të Kuq Bullgar ofrojnë mbështetje me ujë, ushqim, veshmbathje, batanije dhe janë në koordinim me shtabin komunal të krizave të qytetit të Carevos, njoftoi komuna e Carevos.
Më 1 tetor në mesnatën me orën bullgare përfundon afati për bullgarët që jetojnë jashtë vendit për të aplikuar për hapjen e qendrave të votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Sipas ligjit, në përfaqësitë diplomatike dhe..
Një pjesë e bullgarëve në Liban u evakuuan me aeroplanin qeveritar Airbus mbrëmjen e së hënës. Në grupin e parë, që numëron 89 persona, janë kryesisht familje, nëna me fëmijë dhe të moshuar. Ata u pritën nga kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev...
Sot pritet nisja tregtare e terminalit për gaz të lëngëzuar natyror në Aleksandropolis të Greqisë. Lidhja tashmë është testuar me sukses me vëllime reale të gazit natyror për të siguruar funksionim pa probleme. Hapja ishte planifikuar për në..
Bullgaria fitoi tre medalje ari dhe një argjendi në Olimpiadën Ballkanike të Informatikës, e cila u mbajt në Ohër. Medalje të artë kanë Daniell..
Një ekip i Operatorit Shtetëror të Aviacionit është gati të fluturojë për në Liban menjëherë sapo të ketë dritë jeshile për evakuimin me faza të..
Sezoni veror i vitit 2024 ishte i suksesshëm në çdo aspekt – të ardhura, turistë, ditë me diell, madje edhe në krahasim me rezultatet rekord në vitin..