Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Komuna e Carevos, e prekur nga përmbytjet, është duke rekrutuar vullnetarë

Foto: BGNES

Për shkak të situatës së fatkeqësisë në territorin e Komunës së Carevos, është nisur një fushatë për rekrutim vullnetarësh. Bashkia u bën thirrje të gjithë atyre që dëshirojnë të ndihmojnë të regjistrohen në numrin e telefonit: 0590 5 50 18. Në të njëjtin numër telefoni mund të dërgohen edhe sinjale.

Vazhdon kullimi i objekteve të përmbytura në Carevo. Në territorin e bashkisë nuk ka persona në nevojë të cilëve nuk u është ofruar ndihma. Vullnetarët ndodhen në terren në fshatin Kosti dhe fshatin Llozenec dhe po ndihmojnë në pastrimin e vendbanimeve, po ashtu janë drejtuar edhe në pika të tjera kritike, njofton Shtabi i Krizave.

Rruga Carevo - Sinemorec mbetet e mbyllur për qarkullim për shkak të një ure të përmbytur. Është përmbytur edhe një pjesë e rrugës Sinemorec – Rezovo. Situata në rrugët republikane në rajonin e Burgasit është normalizuar, tha për bTV Inxhinier Mitko Porjazov, drejtor i Administratës Rajonale të Rrugëve - Burgas. Janë formuar ekipe emergjence për pastrimin dhe marrjen e masave për shkarkimin më të shpejtë të ujit nga zonat kritike pranë lumenjve të derdhur.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ivelin Mihajllov

Partia e re “Veliçie” është para shpërbërjes

Forca më e vogël politike në Parlament “Veliçie” është në prag të kolapsit. Për këtë paralajmëroi themeluesi i saj, Ivelin Mihajllov, pasi grupi partiak i formacionit votoi unanimisht kundër qeverisë së propozuar nga GERB. Sipas Mihajllovit, nëse..

botuar më 24-07-04 10.10.PD

Parashikimi i motit për 4 korrikun 2024

Ditën e enjte mbi vend do të ketë vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15 dhe 23°, në Sofje 15°. Temperatura maksimale do të jetë nga 25 deri në 30°, në kryeqytet 25°. Përgjatë bregdetit të Detit të Zi do..

botuar më 24-07-03 7.35.MD
Rumen Radev

Presidenti: Kriza politike vazhdon

“Është e qartë se kriza politike vazhdon dhe zgjidhja e saj kërkon jo vetëm lënien mënjanë të interesave personale dhe partiake, por kërkon edhe sjelljen e dukur.” Këtë e deklaroi presidenti Rumen Radev në margjinat e Kuvendit Popullor pasi deputetët..

botuar më 24-07-03 6.03.MD