Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ditë zie në Carevo në kujtim të viktimave të përmbytjeve

Foto: BTA

Ditë zie në kujtim të viktimave të përmbytjeve të së martës në bregun jugor të Detit të Zi është shpallur për sot në Carevo. Anulohet koncerti festiv në qytet me rastin e Ditës së Bashkimit të Bullgarisë

Në qytetin bregdetar, kleri bullgar do të lutet për shëndet dhe shpëtim, njoftoi korrespondentja e BNR Daniella Kostadinova. Dy persona janë konfirmuar të vdekur, dy të tjerë janë në kërkim. Nuk ka raportime për persona në vështirësi në të gjithë territorin e komunës. Rruga për në Varvara dhe Ahtopoll është e hapur dhe ura është e kalueshme. Rruga për në Sinemorec mbetet e mbyllur për momentin për shkak të një ure të përmbytur. U krijua një organizim për të shpërndarë ushqime dhe pije për njerëzit në Sinemorec. Qasja në fshatin Kosti të Stranxhës mbetet e vështirë.

Nuk pritet përkeqësim i situatës meteorologjike.

Komuna e Primorskos gjithashtu anuloi manifestimet skenike me rastin e Ditës së Bashkimit të Bullgarisë për shkak të situatës së rëndë në komunën fqinje të Carevos, dhe 6 shtatori do të nderohet vetëm me një ceremoni të vendosjes së kurorës në monumentin e Vasill Levskit.

Programet e festave u anuluan edhe në një sërë qytetesh të tjera të vendit në shenjë solidariteti për banorët dhe mysafirët e komunës së Carevos të prekur nga fatkeqësia, njoftoi korrespondenti i BNR Stojan Radev.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në rrjetin bullgar të farmacive mungojnë mbi 380 ilaçe

Aktualisht në Bullgari ka mungesë të theksuar të shumë barnave. Nikollaj Kostov - Kryetar i Shoqatës së Pronarëve të Farmacive, theksoi se barnatoreve u mungojnë mbi 380 medikamente. Kostov komentoi se aktualisht po hyjnë në përdorim dy sisteme..

botuar më 25-04-01 11.44.PD

Nuk ka rrezik për ekosistemin pas derdhjes së mazutit në afërsi të Varnës

Valët e detit kanë nxjerrë në breg mazut, i cili është lëshuar nga një anije në ujërat e Varnës(Bullgaria Verilindore) mëngjesin e 31 marsit. Ndotja ka qenë lokale dhe është grumbulluar me sukses. Duke folur për Televizionin Kombëtar Bullgar..

botuar më 25-04-01 11.06.PD

Një ditë plot të qeshura në Muzeun e Humorit në Gabrovo

Dita Ndërkombëtare e Humorit dhe Shakasë festohet veçanërisht në qytetin Gabrovo(Bullgaria Qendrore), ku do të festohet me një program të pasur festiv në Muzeun e Humorit dhe Satirës. Institucioni sot feston 53 vjet nga themelimi i tij dhe..

botuar më 25-04-01 9.07.PD