Komisionet e Parlamentit Evropian për industrinë, kërkimet dhe energjinë dhe për kulturën dëgjuan Ilijana Ivanova, kandidate bullgare për komisionere për inovacionin, kërkimin shkencor, kulturën, Arsimin dhe rininë. Ivanova u propozua për të zëvendësuar Maria Gabriel, e cila dha dorëheqjen më 15 maj për të marrë postin e zëvendëskryeministres dhe ministres së punëve të pashtme të Bullgarisë. Për gati tre orë, Ivanova u përgjigjej pyetjeve të deputetëve, përfshirë ato që nuk kishin lidhje me departamentin e saj. Pas prezantimit, kandidatura e Ivanovës u vlerësua si “shumë e fortë” dhe pritet që ajo të votohet në mbledhjen e Parlamentit Evropian javën e ardhshme.
Kryeprokurorja evropiane Laura Kjoveshi nisi një hetim administrativ për shkeljet e mundshme të kryera nga prokurorja evropiane bullgare Teodora Georgieva në kuadër të një hetimi në vazhdim nga Zyra e Prokurorit Publik Evropian. Për vendimin u..
Pacienti i parë i shtruar për trajtim në vendin tonë pas zjarrit në qytetin e Koçanit të Maqedonisë së Veriut, doli nga Spitali i kryeqytetit “Pirogov”. Bëhet fjalë për një vajzë 15-vjeçare, e pranuar me djegie të rëndë në parakrah, njoftoi drejtori i..
Gjatë 24 orëve të ardhshme vranësira do të mbetet kryesisht e konsiderueshme dhe do të ketë reshje shiu. Era do të jetë e orientuar nga lindja-verilindja dhe do të forcohet në Rrafshinën e Danubit dhe në Ultësirën e Trakisë së Epërme. Temperaturat..
30 marsi është dita kur hapet sezoni veror për Aeroportin e Burgasit. Aeroporti ynë bregdetar do t’u ofrojë turistëve më shumë fluturime dhe..