Shpresa bullgare e tenisit Rosica Dençeva u kualifikua në raundin e dytë të US Open për vajza. Ajo mundi në dy sete (6:4, 6:1) amerikanen Ariana Anazagasty-Pursoo, e cila renditet e 49-ta në botë. Rosica Dençeva do të luajë sonte me të katërten në turne, japonezen Sara Saito.
Ilijan Radullov, i gjashti në US Open në mesin e juniorëve, humbi në raundin e parë 6:7, 4:6 nga japonezi Rei Sakamoto, i cili renditet i 22-ti në renditjen botërore.
Sot, dy bullgare, Iva Ivanova dhe Elizara Janeva, nisin pjesëmarrjen në kampionatin e hapur të SHBA-së për vajza.Në çmimet tradicionale të ATP-së në fund të vitit 2024, tenistët profesionistë e shpallën Grigor Dimitrov sportsman të vitit. Në sezonin e kaluar, tenisti bullgar shënoi 46 fitore dhe 18 humbje, duke fituar titullin në Brisbane dhe duke arritur në tri..
Në sllallomin gjigant paralel të Kupës së Botës në Carezza (Itali), snowboardisti më i suksesshëm bullgar Radosllav Jankov fitoi titullin dhe regjistroi fitoren e parë të sezonit. Përsëri më 12 dhjetor, përsëri në Carezza, por në 2015, Jankov shënoi..
Karllos Nasar u bë kampioni i botës në peshëngritje në kategorinë deri në 89 kg. në Kampionatin Botëror të Meshkujve në Manama me dy rekorde botërore - në hedhjen e 183 kg. dhe në dyluftim me 405 kg. Ai gjithashtu u përpoq të përmirësonte rekordin e..