Eva Velikova është gruaja e parë bullgare që zbriti në ujëvarën më të lartë në botë – Salto Ángel. E gjithë aventura zgjati rreth 2 javë në nëntor të një viti më parë, por mediat raportojnë për bullgaren që tani. Ujëvara ka një lartësi totale prej 1054 m, por duke qenë se ka dy ulje, rënia maksimale e vazhdueshme e ujit është 807 m. Ndodhet në lumin Kerep, në territorin e Venezuelës. Deri në ujëvarën mund të arrihet përgjatë lumit brenda 24 orësh. Megjithatë, shumë shpesh, entuziazmi i turistëve shuhet pasi e shohin Salto Ángel-in madhështor të mbuluar me re të dendura dhe tymra.
Mirëpo, Eva Velikova, e lindur në qytetin detar Burgas, nuk ka frikë nga sfidat e natyrës, pasi është mësuar të udhëtojë në vende të ndryshme të botës që në moshë të vogël. Pas Salto Ángel, aventura tjetër emocionuese për gruan bullgare ishte një udhëtim me një kemper dhe një grup miqsh në Svalbard në Islandë – vendi më verior i banuar në botë.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Foto: arkivi personal
Casa Bulgara ose Shtëpia Bullgare zë një vend kryesor në guidat e kuzhinës në São Paulo - qyteti më i madh në Brazil me mbi 12 milionë banorë. Mëngjesorja ka gati gjysmë shekulli që ndodhet në të njëjtën adresë dhe është në pronësi të 75-vjeçares..
Ichak Finci ka lindur më 25 prill, pjesë e të ashtuquajturit “brezi i artë” i aktorëve bullgarë. Për udhëtimin e tij 91-vjeçar në tokë, Icko Finci le gjurmë të dallueshme në jetën teatrale, filmike dhe kulturore bullgare. Ai ka lindur në Sofje,..
Qyteti shqiptar i Pogradecit, i vendosur në bregun jugperëndimor të liqenit të Ohrit, është një vend ku jetojnë dhe punojnë shumë qytetarë shqiptarë me origjinë bullgare. Qyteti është qendra e bashkisë me të njëjtin emër në qarkun e Korçës, në..