Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Notari Petër Micin u njoh zyrtarisht si mbajtësi i rekordit botëror

Petër Micin
Foto: bgswim.net

Federata Bullgare "Sportet e Notit" mori një certifikatë zyrtare nga Federata Ndërkombëtare e Sporteve Ujore (World Aquatics) për rekordin botëror në 400 metra stil i lirë për juniorë, të vendosur nga Petër Micin. Arritja e re më e mirë prej 3:44.31 minutash është nga data 9 korrik i këtij viti në Beograd (Serbi) në Kampionatin Evropian për të rinj dhe vajza. Në gusht, i riu fitoi medaljen e artë në Kampionatin Evropian të Notit në moshën deri në 23 vjeç për burra dhe gra në Dublin (Republika e Irlandës) në të njëjtën disiplinë.

Ditën e premte, më 01.09, Micin niset për në Kampionatin Botëror për të rinj dhe vajza në Izrael, ku do të garojë në 200m, 400m dhe 800m stil i lirë, si dhe në 200m flutur.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Karllos Nasar u zgjodh sportisti №1 i Bullgarisë

Kampioni olimpik, botëror dhe evropian i peshëngritjes Karllos Nasar është “sportisti i vitit” për 2024. Në sondazhin e 67-të të “Sportistit të Vitit” morën pjesë 137 gazetarë sportivë. I ftuar special në ceremoninë në Sofje ishte presidenti i..

botuar më 25-02-25 9.21.PD

Rahim Rashaida solli një medalje të artë botërore për Bullgarinë në skermë

Në një konkurrencë me 180 garues nga 36 vende, Rahim Rashaida shënoi një sukses historik për skermën bullgare . Sportisiti nga klubi i skermës i Akademisë Kombëtare të Sportit me trajner Dimitër Nikollov fitoi vendin e parë në Kupën e Botës në Skermë për..

botuar më 25-02-17 10.28.PD
Radosllav Jankov

Snowboardisti Radosllav Jankov është i 3-ti në Kupën e Botës në sllallomin paralel

Snowboardisti slloven Žan Košir është fituesi i sllallomit gjigand paralel për Kupën e Botës në Val Saint-Comme të Kanadasë, pasi mposhti në finale austriakin Benjamin Karl. Bullgari Radosllav Jankov zuri vendin e tretë pasi fitoi Daniele Bagozza nga..

botuar më 25-02-17 9.57.PD