Nuk është gjetur asnjë ndotje e ujit në Detin e Zi e rrezikshme për njerëzit. Këtë e tregojnë rezultatet e mostrave të ujit të detit të marra nga 30 zona përgjatë bregut jugor të Detit të Zi. Kontrollet janë provokuar pas informacioneve se standardet e ndotjes janë tejkaluar 41 herë. Në analizat e fundit të ujit të detit, të kryera në fillim të javës nga Inspektorati Shëndetësor Rajonal në Burgas, së bashku me përfaqësues të organizatës “Përdoruesit aktivë”, nuk u konstatua asnjë ndotje. Nga dy plazhet problematike – “Popski” afër Carevos, si dhe në Llozenec, kufijtë për cilësi të mirë të ujit gjithashtu nuk tejkalohen.
Ditën e premte do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në vende të veçanta në lindje do të ketë reshje shiu për pak kohë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 20 dhe 24°, në Sofje 20°. Maksimumi do..
Bullgaria do të jetë një kryqëzim i dy korridoreve të transportit logjistik të NATO-s. Në bazë të një marrëveshjeje të nënshkruar në takimin e Aleancës në Uashington, Italia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria do të bashkëpunojnë në kuadër..
Pas përjashtimit të 17 deputetëve nga Lëvizja për të Drejta dhe Liri (DPS), mes tyre edhe Xhevdet Çakërov, bashkëkryetari i Lëvizjes, u bë e qartë se deputeti Ahmed Vrançev ka shprehur me shkrim dëshirën për t'u larguar nga grupi parlamentar i DPS-së...
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev formoi një shtab operativ për shkak të zjarreve në vend. Sot ai ka vizituar rajonin e Stara Zagorës, i cili..
Sindikata më e madhe në vend, Konfederata e Sindikatave të Pavarura (KNSB), kërkon që në buxhetin e vitit 2025 të përfshihet një rritje prej 10% e të..
"Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) publikoi "deklaratën e saj për daljen nga kriza politike në Bullgari". Koalicioni kërkoi..