“Policia Kufitare” po kryen një operacion të specializuar kundër shpërndarjes së lëndëve narkotike në territorin e rajonit të Bllagoevgradit, njoftoi korrespondentja e BNR-së, Keti Trençeva. Objekti i aksionit përfshin fusha me kanabis në vende shumë të paarritshme në pyll, kryesisht zona të shpyllëzuara, kështu që kanabisi është i vështirë për t'u dalluar.
Deri më tani janë gjetur pesë fusha të tilla. Më shumë se 600 kilogramë kanabis, i cili është në lulëzimin e tij dhe do të jetë gati për t'u korrur pas rreth një jave, pritet të asgjësohen. U ngritën 8 akuza, 14 procedime paraprake, 8 persona u ndaluan.
Sipas të dhënave të Policisë Kufitare, në qytetin Smoljan është asgjësuar që nga fillimi i vitit 1 ton kanabis jeshil. Për muajin gusht, sasia është afër një ton e gjysmë. Ndër aksionet e suksesshme të “Policisë Kufitare” është ai në Ruse, ku u zbulua një serë e madhe droge, si dhe hashashi i destinuar për eksport, i kapur në “Kapitan Andreevo”.Nisma qytetare “Ngrihu.BG” po mbledh nënshkrime për vendosjen e një tavani të tarifave bankare. Kryetarja e iniciativës, Maja Manollova, kujtoi se një projektligj për këtë temë tashmë u hartuar dhe u paraqit nga Partia Socialiste Bullgare - E Majta e..
Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh dhe Márton Nagy - ministër i ekonomisë kombëtare të Hungarisë, nënshkruan një memorandum mirëkuptimi në fushën e turizmit. Dokumenti vë theksin në shkëmbimin e informacionit dhe përvojës në fushën e turizmit,..
Autoritetet suedeze kanë ndaluar një anije të dyshuar për sabotimin e një kablloje me fibra optike nënujore në Detin Baltik. Bëhet fjalë për anijen bullgare “Vezhen”, e cila ndodhej në zonë në momentin e dëmtimit. Ajo lundron nën flamurin maltez dhe është..
200 nxënës bullgarë nga mosha 11 deri në 15 vjeç do të mund të marrin pjesë në kampet hapësinore të NASA-s në Turqi këtë verë. Këtë e tha për Radio Varna..
Ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov niset për në Shtetet e Bashkuara më 29 janar. Ai do të marrë pjesë në dorëzimin zyrtar të avionit të parë bullgar..
Gjëja më e mirë për të bërë është që shteti të ndërhyjë dhe të blejë “Lukoil”. Atëherë shteti të kërkojë partnerë nëse dëshiron ta operojë vetë.Bullgarët..