Në Forumin Strategjik Ndërkombëtar në Bled, ministrja e jashtme Maria Gabriel theksoi gjatë panelit “BE – lider në vendimmarrje” se në debatet rreth zgjerimit të unionit, prijësi duhet të jetë ekuilibri ndërmjet pritshmërive dhe rezultateve, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme. Gabrieli dha si shembull anëtarësimin e Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen dhe kriteret që të dyja vendet i kanë përmbushur prej vitesh. Në të gjitha takimet dypalëshe të ministres sonë të jashtme, anëtarësimi i Bullgarisë në Shengen ishte një temë qendrore, ku Hungaria, Franca, Sllovenia, Portugalia, Suedia, Kroacia shprehën mbështetje të fortë për anëtarësimin e vendit tonë.
Në fjalën e saj në forum, Maria Gabriel tërhoqi vëmendjen edhe për proceset vendimmarrëse në nivel evropian, të cilat duhet të "sigurojnë një qasje gjithëpërfshirëse për zgjidhjen e tyre dhe t’u sjellin përfitime, qytetarëve, vendeve anëtare të BE-së dhe marrëdhënieve me partnerët strategjikë". Në këtë drejtim, Gabrieli theksoi unitetin, veprimet konkrete dhe dobinë për qytetarët. Sipas ministres Gabriel, qytetarët dhe të rinjtë luajnë një rol kyç në këto procese. “Le t’i vendosim idetë e tyre në qendër të kërkimit dhe gjetjes së përgjigjeve për sfidat, në mënyrë që BE-ja të jetë lider në vendimmarrje”, përfundoi Maria Gabriel.
Bullgaria do të përfaqësohet nga presidenti Rumen Radev dhe ministri i jashtëm Georg Georgiev në Konferencën e Sigurisë në Munih. Në axhendën e liderëve botërorë është lufta në Ukrainë, propozimet e presidentit amerikan Donald Trump për bisedimet e paqes,..
Të premten do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i lindjes. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jug-jugperëndimor. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 4° dhe 1°, për Sofjen - rreth minus 1°...
Pas shembullit të Kroacisë, e ndjekur nga Greqia, Rumania, Sllovenia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina, katër organizata në Bullgari e shpallën 13 janarin një ditë pa blerje në zinxhirët e mëdhenj të shitjes me pakicë për shkak të..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..