Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeministri bullgar Denkov në Bled: Ballkani do të jetë i fortë vetëm nëse bashkohet

Kryeministri Nikollaj Denkov
Foto: EPA/BGNES

“Vendet e Gadishullit Ballkanik duhet të kuptojnë se ne do të jemi të fortë vetëm nëse jemi bashkë”. Kështu u tha kryeministri Nikollaj Denkov kolegëve të tij nga Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Kroacia dhe Shqipëria në panelin udhëheqës të Forumit të 18-të Strategjik, i cili u mbajt mbrëmë në Bled të Sllovenisë. Në këtë aktivitet mori pjesë edhe Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

"Shikimi i të gjithëve u është drejtuar bullgarëve dhe pyesin pse ne i ndalojmë maqedonasit në rrugën e tyre drejt BE-së për shkak të ndryshimit të Kushtetutës. Por pyetja mund të bëhet në një mënyrë tjetër - pse është problem që bullgarët të jenë pjesë e listës së kombeve të përfshira në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut”, theksoi Denkov. Ai komentoi se edhe Bullgaria ka "detyrë shtëpie" - të bindë Holandën dhe Austrinë, të cilat e bllokojnë hyrjen tonë në zonën Shengen.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Takoni kukullat" në Teatrin e të rinjve më 22 mars

Teatri i të rinjve të Sofjes "Nikollaj Binev" fton fëmijët të njihen nga afër me kukullat e tyre të preferuara. Aktiviteti organizohet me rastin e Ditës Botërore të Teatrit të Kukullave, të cilën e festojmë më 21 Mars. Qëllimi është që publiku t'i..

botuar më 25-03-22 6.10.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga minus 2 deri në 3°. Në Sofje do të jetë rreth 0°. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell me vranësira të shpërndara të larta, kryesisht mesatare, të konsiderueshme dhe të larta mbi Bullgarinë Veriore..

botuar më 25-03-21 7.40.MD

Ministri i bujqësisë premtoi mbrojtjen e bujqve

"Ne mbrojmë prodhuesit bujqësorë dhe interesin publik. Në hartimin e projektligjit jemi udhëhequr vetëm nga ky qëllim." Këtë e bëri të ditur ministri i bujqësisë dhe ushqimit, Georgi Tahov, në një takim me përfaqësues të zinxhirëve të shitjes me..

botuar më 25-03-21 6.09.MD