Kënga e radhës nga projekti "Artistët këngëtarë" e producentit Igor Markovski e ka titullin – "Pas Teatrit". Kësaj radhe aktori që këndon është Dobrin Dosev – i njohur si nga filmat ku ka marrë pjesë, ashtu edhe vitet e fundit si pjesë e trupës së teatrit dramatik në Plovdiv.
Muzika dhe aranzhimi i "Pas teatrit" janë të Veselin Veselinov – Eko, ndërsa teksti është i Sonja Momçillova. Muzikanti i ftuar në projekt është Arnau Garofe, i cili i bie saksofonit. Vokali i butë femëror shoqërues është i Margarita Hranovës. Kënga tregon respektin për teatrin dhe qytetin antik të Plovdivit, ku është xhiruar një klip special.
Përpiloi: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
"I ftohtë, i cili çan edhe drurin dhe gurin, dy-tri ditë të uritur, ndërsa ai këndon dhe gëzon! Në mbrëmje - para se të shkojmë në shtrat - këndon; në mëngjes, sapo hap sytë, këndon përsëri" - kështu e përshkruan poeti dhe revolucionari Hristo Botev..
Edhe pse populli bullgar e nderon Apostullin e Lirisë Vasill Levski si shenjtor, nuk ka shumë këngë popullore kushtuar atij. Sot ju ofrojmë një prej tyre – “Më thuaj, o pyll” – interpretuar nga fëmijët e grupit vokal “Karllovojs” me drejtore..
Grupi “Ostava” e hap vitin me një këngë të re dhe një turne mini klub. “Fajtori” – siç titullohet kënga e re, hap rrugën drejt një albumi të ri. Albumi pritet të jetë gati në fund të pranverës. Si gjithmonë, muzikantët nga “Ostava” nuk mund të jenë..