Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Princesha Kalina rrezikon të dërgohet me forcë në polici

Princesha Kalina
Foto: BGNES

Pas incidentit në Borovec më 19 gusht, ku u kap duke vozitur e dehur, Princesha bullgare Kalina u thirr sërish të paraqitet në Drejtorinë Rajonale të Ministrisë së Punëve të Brendshme - Sofje. Vajza e monarkut bullgar Simeon Sakskoburggotksit është njoftuar nëpërmjet një avokati të autorizuar të shkojë në polici, ku do të akuzohet për aksidentin që shkaktoi duke e drejtuar makinën në gjendje të dehur.

Deri më tani, as ajo dhe as avokati i saj nuk janë paraqitur në drejtorinë e MPB-së në Sofje me arsyetimin se avokati i saj është jashtë vendit. Nëse edhe sot Princesha Kalina nuk paraqet një arsye të vlefshme për mosparaqitjen e saj të mundshme, atëherë ajo mund të sillet me forcë para hetuesve. Dje, në përkujtimorin për vdekjen e gjyshit të saj, Mbretit Boris III,  në Manastirin e Rillës, Simeon Sakskoburggotski për herë të parë komentoi rastin, ndërsa princesha Kalina heshti.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Ditën e shtunë do të jetë kryesisht me diell. Pas mesditës mbi zonat perëndimore do të krijohen vranësira të larta. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi lindor-verilindor. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 18° dhe 23°, në Sofje rreth..

botuar më 24-10-25 7.45.MD

Ministritë e brendshme të Bullgarisë dhe Kosovës po forcojnë kontaktet e drejtpërdrejta

Në kuadër të formatit të zgjeruar të konferencës ministrore të Forumit të Salzburgut në Sofje, ministri i punëve të brendshme Atanas Ilkov u takua me homologun e tij kosovar Xhelal Sveçla. Të dy vlerësuan mirë nivelin ekzistues të bashkëpunimit, duke..

botuar më 24-10-25 5.16.MD

Fushata parazgjedhore përfundon zyrtarisht

Më 25 tetor në mesnatë përfundon zyrtarisht fushata parazgjedhore për zgjedhjet parlamentare, të cilat do të mbahen të dielën, më 27 tetor. E shtuna është një ditë për reflektim. Deri më 23 tetor, 21 nga gjithsej 28 parti dhe koalicione lidhën..

botuar më 24-10-25 5.05.MD