Ditën e diel bullgarja Llora Hristova fitoi medaljen e artë në startin e saj të tretë në Kampionatin Botëror Veror të Biatlonit në Oserble(Sllovaki) - në ndjekjen për vajza, ku përfundoi me rezultat 28:24.3 minuta dhe me 5 humbje në gjuajtje. Në ditët e mëparshme, ajo fitoi titujt e super sprintit dhe sprintit.
Në Kampionatin Botëror Veror të Biatlonit të vitit të kaluar në Rupolding, Hristova fitoi medaljen e bronztë në super sprint.
Mbi 500 pjesëmarrës në "Maratonën e Sofjes Ekiden" u nisën në një garë përgjatë rrugëve dhe kryqëzimeve kryesore në qendër të kryeqytetit midis Stadiumit Kombëtar “Vasill Levski” dhe Pallatit Kombëtar të Kulturës. Vrapimi mbahet për të dhjetën vit..
Tenisti më i mirë i Bullgarisë, Grigor Dimitrov, u kualifikua në çerekfinalen e US Open, pasi mundi rusin Andrej Rjublev. Në ndeshje që zgjati tre orë e 40 minuta, Dimitrov fitoi 3:2 sete - 6:3, 7:6 (3), 1:6, 3:6, 6:3 dhe barazoi bilancin e..
Paraolimpisti Ruzhdi Ruzhdi fitoi titullin e dytë olimpik në karrierën e tij. Atleti bullgar fitoi një medalje të artë në gjuajtjen e gjyles (kategoria F55) në Lojërat Paraolimpike në Paris. Paraqitja e shkëlqyeshme dhe 12.40 metrat e arritur..