Ndeshja e parë e play-off-it për hyrjen në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës mes Levskit dhe Eintracht Frankfurt përfundoi 1:1. Në minutën e 6-të, mysafirët kaluan në avantazh me një gjuajtje solide të Randal Kolo Muani. Nikoqirët bullgarë humbën një mundësi të shkëlqyer për të barazuar para pushimit. Që në fund, në kohën shtesë, Hashimi Fadiga lëshoi një goditje të fuqishme nga mbi 30 metra që shkoi drejt e në këndin e sipërm. Kjo ishte edhe gjuajtja e vetme e saktë në pjesën e dytë. Kështu Fadiga barazoi rezultatin me një gol mbresëlënës në minutën e fundit.
Ndeshja e kthimit do të luhet në stadiumin “Deutsche Bank Park” në Frankfurt, më 31 gusht, të enjten, në orën 21:30.
Sa i përket ndeshjes së parë të play-off-it për të hyrë në fazën e grupeve të Ligës së Evropës, Ajax mposhti Lludogorec me rezultat 4:1.
Kështu, skuadra nga Amsterdami me fitoren e tyre garanton pjesëmarrjen e vet në grupet e turneut, ndërsa për bullgarët mbetet një revansh nderi dhe një vend në Ligën e Konferencave.
Ndeshja e kthimit do të luhet në stadiumin “Johan Cruyff Arena” të Amsterdamit më 31 gusht, të enjten, në orën 21:00.I vetmi bullgar me fitore në Kupën e Botës, Radosllav Jankov, përfundoi në vendin e tretë në renditjen përfundimtare të sllallomit të dytë paralel të Kupës së Botës të Snowboardit, që u zhvillua në Bansko. Kjo ndodhi pas një kontestimi të stafit bullgar..
Fitues i edicionit të 51-të të sondazhit të Agjencisë Telegrafike Bullgare “Sportisti i Ballkanit” për vitin 2024 u bë sportisti grek Miltiadis Tentoglu. Vitin e kaluar, Tentoglu fitoi një titull olimpik dhe medalje të arta në Kampionatin Botëror në..
Milena Todorova arriti suksesin më të madh për biatlonin bullgar të femrave në më shumë se dy dekada, pasi u rendit e treta në vrapimin 7.5 km në Kupën e Botës në Oberhof, Gjermani. Sportistja 26-vjeçare bullgare, e cila u rikthye në start pas lejes së..
Vesella Leçeva është kryetarja e re e Komitetit Olimpik Bullgar. Në mbledhjen e përgjithshme të organizatës, Leçeva, e cila është kryetare e Unionit..