Ndërmarrja shtetërore “Infrastruktura e Portit” ka marrë licencën për operatorin e portit të naftës “Rosenec”. Këtë e bëri të ditur për gazetarët ministri i transportit, Georgi Gvozdejkov, i cili mbërriti në port për të marrë pjesë në bisedimet e komisionit për pranimin e objektit pas përfundimit të kontratës koncesionare me Lukoil.
Procedura për transferimin e menaxhimit të terminalit të naftës nuk do të ndikojë në asnjë mënyrë në çmimet e karburantit në vendin tonë, siguroi Gvozdejkov. Ai theksoi se shteti nuk do t'i paguajë dëmshpërblim rafinerisë së naftës për investimin e saj në modernizimin e terminalit të portit. “Është e drejtë e kompanisë që të kërkojë të drejtat e saj sipas rendit të vendosur”, shtoi ai.Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për zhvillimin e bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë. Sipas presidentit Radev, Vietnami nuk është vetëm një..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor janë sërish katër - Raja Nazarjan nga GERB-SDS, Natalia Kisellova nga "BSP - E majta e..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..