Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Lidhja e Ballkanit do të diskutohet në Sofje në tetor

| rinovuar më 23-08-22 3.57.MD
Rezidenca "Evksinograd"
Foto: BGNES

Kryeministri Nikollaj Denkov do të mirëpresë më 9 tetor të këtij viti kryeministrat e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis dhe të Rumanisë, Ion-Marcel Ciolaku  në rezidencën “Evksinograd” afër Varnës. Të ftuar janë edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidentja e Moldavisë, Maya Sandu. Takimi u organizua gjatë vizitës njëditore të Denkovit në Athinë dje, kushtuar të ardhmes evropiane të Ballkanit Perëndimor. Tema kryesore e bisedimeve në Bullgari do të jetë lidhja rajonale dhe më konkretisht projekti për një korridor nga Selaniku përmes Kavallës, Aleksandropolisit, Burgasit dhe Varnës në Konstancë me mundësi shtrirjeje në Moldavi. Ideja është të ndërtohet një infrastrukturë moderne transporti, komunikimi dhe energjie përgjatë rrugës, e cila do të aktivizojë lidhjet ekonomike dhe politike midis vendeve të përfshira.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 2 korrikun

Ditën e martë do të mbajë mot me diell dhe i nxehtë në pjesën më të madhe të vendit. Pas mesditës dhe pasdite do të mbajë vranësira mbi Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore. Do të ketë reshje të shkurtra shiu, shtrëngata dhe breshër. Temperaturat..

botuar më 24-07-01 7.40.MD
Kirill Petkov

Nuk ka perspektivë për formimin e një kabineti

Pak para dorëzimit të mandatit, PP-DB konfirmoi sërish se refuzon mbështetjen. Në Facebook, bashkëkryetari i PP-DB Kirill Petkov vuri në dukje se koalicioni nuk do të mbështesë një qeveri GERB-DPS për të cilën ëndërron Peevski, sepse “reformat e..

botuar më 24-07-01 7.01.MD

Qytetarët nënshkruan një peticion kundër ndërtimit të një depoje të mbetjeve bërthamore

Në Montana, nisën një peticion kundër ndërtimit të një depoje për mbetjet bërthamore. Sipas informacioneve, planifikohet të ruhen mbetje bërthamore të nivelit të lartë nga Centrali Atomik Elektrik “Kozlloduj” në fshatin Sumer. Petër Pençev nga..

botuar më 24-07-01 6.09.MD