Në afërsi të fshatrave Mlladinovo dhe Pëstrogor, në rajonin e qytetit Svilengrad, zjarri i madh po rritet dhe tashmë përfshiu 15 mijë dynym tokë, prej të cilave 7 mijë janë masiv pyjor, njoftoi korrespondentja jonë në Haskovo, Dora Atanasova. Mëngjesin e sotëm, guvernatorja e rajonit të qytetit Haskovo, Ginka Rajçeva, bëri të ditur se zjarri është nën kontroll, por me sipërfaqe të shtuar. Një pyll me pisha digjej mbrëmë në orën 23:00. Era ndryshoi drejtimin dhe disa herë zjarri u përhap në rrugë, por u vu nën kontroll nga zjarrfikësit. Për momentin, nuk është e nevojshme të përfshihen helikopterët në shuarje.
Prej ditës së djeshme është në fuqi ndalimi për pastrimin e kullotave.
Në Qendrën Ndërkombëtare të Kongreseve në Burgas zhvillohet sot një forum biznesi "Forcimi i lidhjeve ekonomike midis Bullgarisë, Turqisë dhe Rumanisë". Qëllimi kryesor i aktivitetit është stimulimi i marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike ndërmjet tre..
Ditën e premte do të jetë kryesisht me diell. Në Bullgarinë Veriperëndimore do të ketë vranësira më të theksuara dhe pasdite do të ketë reshje të shkurtra shiu. Do të fryjë erë mesatare, në zonat në veri të maleve dhe në Bullgarinë Lindore erë..
Gjykata Kushtetuese e shpalli të paligjshme zgjedhjen e 16 deputetëve. Vendimi është publikuar në faqen e institucionit. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese bën të qartë se pas rillogaritjes së rezultateve, partia “Veliçie” kalon barrierën prej 4 për qind..
Katërmbëdhjetë persona të lënduar nga zjarri në një diskotekë në qytetin e Koçanit të Maqedonisë së Veriut janë pranuar për mjekim në Bullgari,..
Vendosja e të ashtuquajturit prindërimi automatik i përbashkët do të prekë mbi gjysmë milioni fëmijë, njoftoi sociologia Donna Pikard në një konferencë..
Stefania Aleksova, studente në kursin e dytë në Universitetin Amerikan në Bllagoevgrad (Bullgaria Jugperëndimore), është një nga viktimat e zjarrit..