Kampioni bullgar i futbollit "Lludogorec" i siguroi vetes një ndeshje me “madhështinë” evropiane "Ajax" të Amsterdamit pasi eliminoi "Astana" në Razgrad dhe do të luajë në raundin e playoff-it në "Ligën e Evropës". Pjesa e parë u mbyll 1:1. Pas minutës së 67-të mikpritësit shënuan edhe 4 gola të tjerë ndaj mysafirëve nga Kazakistani për rezultatin përfundimtar 5:1.
“Levski” i Sofjes arriti të eliminojë edhe mikpritësin izraelit “Apoel” nga Beer Shava me 2:1 në një ndeshje të xhiros së tretë kualifikuese në “Ligën e Konferencave”. Goli i fitores për mikpritësit u shënua në minutën e 96-të të pushimeve. Kundërshtari i radhës i “Levskit” për hyrjen në grupet e turneut është skuadra gjermane “Eintracht Frankfurt”.Canko Cankov u bë notari i parë që kapërceu një distancë prej mbi 100 km në lumin Danub. Ai e notoi pa ndalur 108 kilometra e 250 metra në lumin Danub për 18 orë, 12 minuta dhe 32 sekonda. Pjesëmarrja e tij ishte sipas rregullave të Shoqatës Botërore..
Mbi 500 pjesëmarrës në "Maratonën e Sofjes Ekiden" u nisën në një garë përgjatë rrugëve dhe kryqëzimeve kryesore në qendër të kryeqytetit midis Stadiumit Kombëtar “Vasill Levski” dhe Pallatit Kombëtar të Kulturës. Vrapimi mbahet për të dhjetën vit..
Tenisti më i mirë i Bullgarisë, Grigor Dimitrov, u kualifikua në çerekfinalen e US Open, pasi mundi rusin Andrej Rjublev. Në ndeshje që zgjati tre orë e 40 minuta, Dimitrov fitoi 3:2 sete - 6:3, 7:6 (3), 1:6, 3:6, 6:3 dhe barazoi bilancin e..