Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fari më i vjetër në bregun tonë të Detit të Zi hap dyert për vizitorët

Fari i Shabllas
Foto: Ministria e Turizmit

Fari më i vjetër dhe më i lartë në bregun bullgar të Detit të Zi - ai në Shablla, hap dyert për vizitorët. Ngjarja po mbahet me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fenerëve Detarë më 18 gusht (ditën e premte) nga ora 10.00 deri në 16.00. Objekti, i cili ndodhet 6 km nga qyteti i Shabllas, ka mbi njëqind vjet histori.

Fari u ndërtua sipas modelit të zvogëluar të njërës prej Shtatë mrekullive të botës - Fari i Aleksandrisë. Është kurioz fakti që në Farin e Shabllas ka një mesazh nga punonjësit për brezat e ardhshëm, i cili do të hapet gjatë festimit të 200 vjetorit të tij, sipas Ministrisë së Turizmit.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 19 shkurtin 2025

Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 8 deri në minus 3°. Në Sofje do të jetë rreth minus 7°. Gjatë ditës reshjet e borës në rajonet verilindore do të fillojnë të ndalojnë, por në Bullgarinë Juglindore do të vazhdojë të bjerë borë..

botuar më 25-02-18 7.35.MD

Presidenti Rumen Radev: Përdorimi i drogës nga të rinjtë rrezikon kombin tonë

Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...

botuar më 25-02-18 6.03.MD

Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë kundër hyrjes së Bullgarisë në eurozonë

Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...

botuar më 25-02-18 4.37.MD