Vrasja e Aleksej Petrovit nuk duhet të ndikojë në pranimin e Bullgarisë në Shengen, i cili ka trajektoren e vet dhe rregullat e qarta. Kështu është përgjigjur zëdhënësja e Komisionit, Anitta Hipper, një pyetjeje se si ky rast do të ndikojë në aderimin e vendit tonë në zonën e lëvizjes së lirë, raportoi korrespondentja e BNR Angelina Piskova nga Brukseli.
Për momentin, për hyrja e Bullgarisë në Shengen është vënë veto nga dy vende anëtare - Holanda dhe Austria. Holanda përmend si motiv krimin e organizuar dhe korrupsionin në vendin tonë. Hipper kujtoi se për 12 vjet Komisioni pretendonte se Bullgaria dhe Rumania ishin gati për Shengenin dhe shprehu pritjen që këtë vit Këshilli i BE-së të merrte një vendim pozitiv për këtë.Nuk do të ketë ndryshime të theksuara të motit gjatë 24 orëve të ardhshme - do të mbajë vranësira dhe në shumë vende reshjet e shiut do të vazhdojnë, me ndërprerje të përkohshme. Të mërkurën në fund të ditës reshjet do të dobësohen dhe do..
Termocentrali i dytë më i madh në Bullgari, “ContourGlobal Marica Iztok 3”, do të mbajë punonjësit e tij në këtë fazë. Këtë e tha drejtori ekzekutiv i termocentralit Vasill Shtonov për BNR Stara Zagora. Sot kompania private, në të cilën shteti ka 27%..
Gjendja e pjesshme e jashtëzakonshme në territorin e komunës së Varnës është në fuqi deri më 6 prill për shkak të derdhjes së mazutit në Detin e Zi, i cili arriti në vijën bregdetare dhe në plazhet e qytetit. Burimi i ndotjes mbetet i panjohur...
Bullgaria dhe Jordania do të bashkëkryesojnë një takim të nivelit të lartë në Sofje në kuadër të "Procesit Akaba". Me ftesë të presidentit Rumen Radev..
Dita Ndërkombëtare e Humorit dhe Shakasë festohet veçanërisht në qytetin Gabrovo(Bullgaria Qendrore), ku do të festohet me një program të pasur..
Sot, 31 mars, është dita e fundit në të cilën funksionojnë kapacitetet e termocentralit të dytë më të madh me qymyr në Bullgari, “ContourGlobal Marica..