Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pavarësisht luftës, një film i ri bullgaro-ukrainas po shfaqet në Odesa

Foto: Facebook

Filmi bullgaro-ukrainas "Fundi i lumit" do të shfaqet më 16 gusht në Festivalin e 14-të Ndërkombëtar të Filmit në Odesa. Filmi është një bashkëprodhim bullgaro-ukrainas.

“Megjithë kohët e vështira, pavarësisht sulmeve të vazhdueshme me raketa mbi Odesa, shpresoj se do të takoj shumë bashkatdhetarë tanë – bullgarë, kolegë dhe miq. Filmi është emocionalisht i afërt me shikuesit bullgar dhe ukrainas”, tha për BTA regjisori i filmit, bullgari besarabian Vasill Barkov.

Në film, një sërë ngjarjesh e çojnë bullgarin Fori në Deltën e Danubit. Ai arrestohet për vrasje, bie në dashuri me një grua vendase. Bukuria dhe atmosfera e "Venecias ukrainase" në qytetin e Vilkov e bëjnë të kuptojë se këtë vend e ka kërkuar gjithë jetën.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë priti ambasadorin e ri bullgar në Shkup

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, i uroi ambasadorit të sapoemëruar të Bullgarisë në Shkup, Zheljazko Radukov, punë të suksesshme dhe të frytshme në vend. “Vetë takimi përcjell mesazhe për thellimin e bashkëpunimit,..

botuar më 24-09-20 12.11.MD

Një kontroll i DANS hodhi poshtë një "lidhje bullgare" me pajisjet “Pager” të shpërthyer në Liban

Pas inspektimeve të Agjencisë Shtetërore "Siguria Kombëtare" (DANS), së bashku me Agjencinë Kombëtare të të Ardhurave, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Agjencinë Doganore, u konstatua pa dyshim se asnjë pajisje komunikimi që përputhet me..

botuar më 24-09-20 11.44.PD

Eurodeputetja Elena Jonçeva u takua me pengjet bullgare në Jemen

Pas një udhëtimi të gjatë nga kryeqyteti Sana deri në qytetin port Hodeidah, arrita të takoj dy bullgarët në Jemen, tha eurodeputetja bullgare nga DPS Elena Jonçeva. Ata u takuan jashtë anijes “Galaxy Leader” të rrëmbyer më 19 nëntor 2023, në një..

botuar më 24-09-20 9.08.PD