Tre bullgarë - Orlin Rusev, 45 vjeç, Biser Xhambazov, 41 vjeç dhe Katrin Ivanova, 31 vjeçe, janë arrestuar në Britaninë e Madhe me akuzën e spiunazhit për Rusinë. Arrestimet u kryen në shkurt, raportoi BBC. Bashkatdhetarët tanë janë akuzuar se kanë dokumente personale me “përmbajtje të dyshimtë” – false. Mes tyre janë pasaporta, karta identiteti dhe dokumente të tjera të Britanisë së Madhe, Bullgarisë, Francës, Italisë, Spanjës, Kroacisë, Sllovenisë, Greqisë dhe Republikës Çeke. Tre të akuzuarit u arrestuan nga anti-terroristët në Londër. Rusev ka pasur lidhje biznesi me Rusinë. Ai u transferua në ishull në vitin 2009. Sipas profilit të tij në LinkedIn, Rusev ka një biznes lidhur me përgjime dhe më parë ka punuar si këshilltar në Ministrinë Bullgare të Energjisë.
Xhambazov ka punuar si shofer për spitalet lokale, dhe Ivanova - si asistente në një laborator privat. Ata janë zhvendosur në Mbretërinë e Bashkuar rreth 10 vjet më parë dhe kanë krijuar një platformë sociale bullgare atje, me qëllim të ndihmës së bashkatdhetarëve tanë në Londër me kurse të gjuhës angleze, si dhe në mbledhjen e dokumenteve të nevojshme për të jetuar dhe punuar në Britaninë e Madhe. Tre të pandehurit pritet të dalin në gjykatë në Londër në janar.
Ambasadori bullgar në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën e Veriut, Marin Rajkov, tha për BTA se ambasada jonë nuk ishte e informuar nga institucionet britanike për ndalimin e tre personave të cituar në raportin e BBC.Gjatë natës do të fillojë të fryjë erë nga veri-verilindja, do të forcohet dhe bashkë me të do të vazhdojë të depërtojë edhe një ajër i ftohtë. Të martën do të mbizotërojë mot me vranësira. Në shumë vende do të ketë reshje bore, në Ultësirën e..
Zjarri në një diskotekë në qytetin maqedonas Koçani, ku humbën jetën 59 të rinj dhe mbi 150 u plagosën, provokoi veprime parandaluese të autoriteteve në Bullgari. Zjarrfikësit po nisin inspektime shtesë në rreth 260 objekte në të gjithë Bullgarinë,..
Thirrjes nga Spitali Urgjent “Pirogov” në Sofje për të dhuruar gjak në mbështetje të viktimave të zjarrit në Koçani të Maqedonisë së Veriut, iu përgjigjën dhjetëra vullnetarë. Fushata u organizua nga Kryqi i Kuq Bullgar. Fushata do të vazhdojë deri në..
Presim që pala maqedonase të vendosë nëse ka nevojë për marrjen e 10 personave të tjerë të lënduar nga zjarri në Koçani. Këtë e tha presidenti Rumen..
Importi i fuqisë punëtore nga vendet jashtë BE-së është në një nivel rekord, por nuk mbulon nevojat e biznesit. Që nga fillimi i vitit, vetëm për..
Ministri maqedonas i shëndetësisë Arben Taravari dhe homologu i tij bullgar Sillvi Kirillov, së bashku me ministrat e punëve të jashtme të Bullgarisë..