Ekipi kombëtar i akrobacisë ajrore i fqinjit tonë verior - “Skifterët e Rumanisë” - do të prezantojë një shfaqje ajrore për Ditën e Varnës - 15 gusht, njoftoi kryetari i bashkisë së qytetit, Ivan Portnih. Në këtë veprimtari do të marrin pjesë pilotët fitues të çmimeve në gara të ndryshme të akrobacisë ajrore. Mes tyre është edhe 23-vjeçarja Andreea Bănesaru, një nga të paktat aset femra në Evropë në këtë moshë. George Rotaru, një nga pilotët më me përvojë të Rumanisë dhe kryetar i klubit njëqindvjeçar “Aeroklub Rumania”, do të paraqesë një demonstrim solo përpara publikut, njoftoi BNR Varna.
Demonstratat do të jenë të lira për t’u parë rreth orës 19:00. Shikueshmëria më e mirë do të jetë nga Stacioni Detar. 15 gushti është ditë pushimi për banorët e qytetit Varna. Me rastin e festës priten edhe ngjarje të tjera në lokacione kyçe të qytetit.
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..
Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare",..