Pyetjes së një gazetari se pse në muajt e fundit çmimi i mishit të derrit u rrit me 7.5% sipas të dhënave të Ministrisë së Ekonomisë, ministri i bujqësisë Kirill Vëtev përjashtoi mundësinë e spekulimeve dhe tha se një rritje e tillë e çmimit është tipike për sezonin e verës dhe lidhet me kostot e blegtorëve. Veç kësaj, mbivendosen efektet e krizës së COVID, si dhe rritja e çmimeve të karburanteve, energjisë elektrike dhe ushqimit për kafshët për shkak të luftës në Ukrainë. Sipas tij, një problem më i madh me të cilin ballafaqohet bujqësia është se fermerët ndërpresin punën në ferma ose i likuidojnë ato për shkak të mosrentabilitetit dhe shkojnë jashtë vendit. Bujqësia dhe ushqimi duhet të bëhen sektor prioritar për vendin për të ndalur daljen e njerëzve, mendon ministri. Në këtë drejtim, Ministria filloi një sërë këshillash konsultativë, qëllimi i të cilave është përmirësimi i ndërveprimit ndërmjet pjesëmarrësve në zinxhirin agro-ushqimor nga terreni në dyqan dhe rritja e prezencës së produkteve bullgare në tryezën tonë.
Bullgaria mbështet misionin fisnik të OKB-së dhe politikat e zhvillimit, jo konfliktet ushtarake për të përcaktuar të ardhmen e njerëzimit. Kështu deklaroi presidenti Rumen Radev në një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres..
Me iniciativën e Këshillit të Evropës, Dita Evropiane e Gjuhëve festohet çdo vit më 26 shtator. Nisma, e mbështetur nga Komisioni Evropian dhe Këshilli i Evropës, synon të promovojë diversitetin kulturor dhe të stimulojë mësimin e gjuhëve. Gjatë..
Të enjten do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë nga lindja, në Bullgarinë Lindore deri mesatare nga juglindja. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 26° dhe 31°, në Sofje rreth 27°. Në zonat malore do të jetë..
Nëse zgjedhjet janë sot, 7 janë pjesëmarrësit e sigurt në parlamentin e ardhshëm. Këtë e tregon një sondazh sociologjik i Agjencisë “Trend”, i..
Në fillimin e sotëm të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme të jashtëzakonshme parlamentare të 27 tetorit, ushtruesi i detyrës së..
Seanca e fundit e Legjislaturës së 50-të të Kuvendit Popullor përfundoi me skandal mesnatën para 27 shtatorit. Në orët e fundit para se të shkonin në..