Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ushtria ruse qëlloi një anije turke në brigjet bullgare të Detit të Zi

Foto: REUTERS/Yoruk Isik

Ndalimi me të shtënë paralajmëruese dhe kontrolli i ngarkesës turke “SUKRU OKAN”, e cila lundron nën flamurin e Palau-s, është bërë në orën 6 e 40 minuta të datës 13 gusht, në brigjet e Bullgarisë, sipas të dhënave të disa sajteve të specializuara për monitorimin e trafikut detar. Sipas versionit rus të raportuar nga TASS, luftanija "Vitalij Bikov" hapi zjarr paralajmërues për shkak të anijes me mallra me shumicë, e cila po lundronte drejt portit të Danubit të Ukrainës, Izmail. Pas të shtënave, anija u ndal. Një desant rus u ul në bord. Pas inspektimit, “SUKRU OKAN” ka vazhduar lundrimin drejt veriut përgjatë bregdetit bullgar. Sipas planit të lundrimit, anija shkon në portin rumun të kanalit Sulina. Kjo është hera e parë që Rusia qëllon mbi një anije tregtare jashtë ujërave të Ukrainës.

Këshilltari i Presidentit të Ukrainës Volodimir Zelenski, Mihailo Podoliak, tha në rrjetin social "X" (ish "Twitter") se incidenti ishte "një shkelje e qartë e ligjit ndërkombëtar detar, një akt pirateri dhe një krim kundër anijeve civile të një vendi të tretë në ujërat e vendeve të tjera” , transmeton BTA.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Takimi i presidentëve Rumen Radev dhe Gordana Siljanovska-Davkova në Sofje, 13 shtator 2024

Në Shkup vazhdojnë të diskutojnë vizitën jozyrtare të Siljanovska në Sofje

Ambasadori bullgar në Maqedoninë e Veriut, Zheljazko Radukov, refuzoi të pranojë notën e protestës për mungesën e flamurit maqedonas në takimin mes presidentëve të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, njoftoi Ministria e Jashtme e Maqedonisë së..

botuar më 24-09-17 9.22.PD

Në Sofje hapet një festival arti në të cilin pjesëmarrës është edhe publiku

"Unë jam Sofja" - kështu quhet festivali i ri i arteve dhe emocioneve, i cili do të mbahet nga 17 deri më 23 shtator në hapësirën përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës në qendër të kryeqytetit bullgar. Ai është pjesë e programit “Sofja feston 17..

botuar më 24-09-17 5.10.PD

Parashikimi i motit për 17 shtatorin 2024

Gjatë natës retë do të çahen përkohësisht dhe do të zvogëlohen në pjesën më të madhe të vendit. Më të theksuara do të mbeten në zonat juglindore, ku në vende të izoluara do të ketë ende reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6°..

botuar më 24-09-16 7.35.MD