Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një kamp tende mbron monumentin e Ushtrisë së Kuqe në Sofje nga çmontimi

Foto: BGNES

Shoqata “E majta!” ngriti një kamp tende në mbrojtje të Monumentit të Ushtrisë Sovjetike në Sofje. Përpara monumentit qendror u ngritën katër tenda dhe një çadër. Formacioni politik la edhe disa foto të monumenteve të ngjashme në vende të tjera evropiane. Sipas Maja Manollova, “lufta e së djathtës kundër historisë u përshkallëzua përpara zgjedhjeve lokale. Kjo është një luftë e dhimbshme e njerëzve që nuk kanë argumente dhe zgjidhje për problemet e sotme, që nuk kanë vizion për të ardhmen dhe që përpiqen të përdhosin dhe çmontojnë historinë”. Sipas saj, kampi me tendë do të qëndrojë para monumentit derisa të kalojë rreziku i heqjes së tij.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mësuesit janë gati për grevë, kërkojnë rritje të pagave

Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor, sipas një sondazhi kombëtar nga Konfederata e Punës “Podkrepa”. Gjysma e të anketuarve kanë deklaruar..

botuar më 24-11-21 3.18.MD

Bullgaria do t’i japë 100 mijë euro Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të mbështetur popullsinë civile në Gazë

Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi vullnetar për të mbështetur aktivitetet e organizatës në Rripin e Gazës me shumën prej 100 mijë euro...

botuar më 24-11-21 10.57.PD

Ministrat e Jashtëm bullgar dhe shqiptar janë për përshpejtimin e ndërtimit të korridorit nr.8

Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e përshpejtuar të korridorit të transportit nr. 8. Ministrat patën një takim dypalësh në kuadër të takimit..

botuar më 24-11-21 10.21.PD