Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

1/3 e bullgarëve duan të kthehen në kohët e para vitit 1989

Foto: BGNES

Pyetjes: “Nëse do të mund të zgjidhnit, në cilën periudhë historike do të dëshironit të jetonit?”, 32.6% treguan kohën e socializmit. 28.1% zgjedhin demokracinë e hershme pas vitit 1989. Këtë e tregojnë të dhënat e një sondazhi përfaqësues bërë nga Qendra Kombëtare për Studime Parlamentare.

Tranzicioni nga komunizmi në demokraci është renditur si ngjarjet më zhgënjyese në historinë bullgare. Ai u vendos pranë rënies së Bullgarisë nën sundimin bizantin dhe osman.

39% e vlerësojnë Vasilв Levskin si figurë kryesore bullgare, i ndjekur nga Hristo Botev me 28%.

Pyetjes: “Çfarë ju bënë të turpëroheni që jeni bullgar?”, 17.1% prej të anketuarve tregojnë politikanët. 14% e bullgarëve nuk krenohen për origjinën e tyre, mes tyre mbizotërojnë romët apo turqit.

Si ngjarjet më të rëndësishme pas ndryshimeve të vitit 1989, përmendet anëtarësimi në BE 38.6% dhe NATO 16.1%. Miratimi i anëtarësimit në BE ra me 11.4 për qind në 51.6%, anëtarësimin në eurozonë nuk ​​e miratojnë 56.5% nga të anketuarit.

Mbështetja për Rusinë u ul nga 29.9% në 2013 në 14.7% në 2023.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tragjedia në qytetin maqedonas të Koçanit ngre një valë dëshpërimi, zemërimi dhe mospranimi

Republika e Maqedonisë së Veriut është në shtatë ditë zie. Qyteti i Koçanit, ku zjarri në një diskotekë mori jetën e të paktën 59 personave – të rinjve dhe fëmijëve, pothuajse të gjithë të moshës14 deri në 25 vjeç, sot është mbuluar me heshtje...

botuar më 25-03-17 4.40.MD

Diskoteka në Koçan, ku u dogjën 59 persona, nuk ka pasur patentë

Zjarri në qytetin maqedonas të Koçanit, ku humbën jetën 59 persona dhe u plagosën 155 të tjerë, është një ngjarje e paralajmëruar, thotë Prof. i Asoc. Milen Ivanov, ekspert i sigurisë dhe ish-prorektor i Akademisë së MPB-së. “ Kjo është një..

botuar më 25-03-17 12.11.MD

Empati dhe pikëllim pas tragjedisë në Koçan

Gjithsej 59 persona humbën jetën dhe 155 u plagosën nga zjarri gjatë një koncerti të grupit të njohur “DNA” që shpërtheu mbrëmë në diskotekën “Pulsi” në qytetin e Koçanit, që ndodhet në pjesën lindore të Maqedonisë së Veriut, 65 km nga..

botuar më 25-03-16 8.48.MD