Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria i konsideron të papranueshme veprimet ruse në Detin e Zi

Foto: censor.net

Hyrja e luftanijeve ruse në zonën ekskluzive ekonomike të vendeve të Detit të Zi, përfshirë Bullgarinë, dhe shpallja e zonave paralajmëruese në to, të rrezikshme për lundrimin, është e papranueshme dhe dëmton interesat ekonomike dhe financiare të vendit. Ky është qëndrimi i shprehur nga pala bullgare në konsultimet për arritjen e paqes në Ukrainë, të cilat u zhvilluan në qytetin saudit Xheda, njoftoi MPJ.
“Bullgaria dënon vendimin e Moskës për t'u tërhequr nga e ashtuquajtura marrëveshja e grurit, duke përdorur sigurinë ushqimore dhe furnizimin me ushqim si një armë për të arritur ambiciet perandorake. Shkatërrimi i synuar i infrastrukturës civile, duke përfshirë portet përgjatë Danubit, krijon një rrezik serioz përshkallëzimi në rajon. Bullgaria mbetet e përkushtuar për të ofruar ndihmë për eksportin e drithit ukrainas, përfshirë edhe përmes territorit të vendit”, theksoi pala bullgare.

Përfshirja e Bullgarisë në negociata është një njohje e politikës së qartë dhe të qëndrueshme të qeverisë në mbështetje të pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht, “si dhe angazhimit të pakthyeshëm për të kërkuar një zgjidhje paqësore për lufta e paprovokuar e nisur nga Rusia kundër popullit të Ukrainës”, thuhet në mesazh.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Takoni kukullat" në Teatrin e të rinjve më 22 mars

Teatri i të rinjve të Sofjes "Nikollaj Binev" fton fëmijët të njihen nga afër me kukullat e tyre të preferuara. Aktiviteti organizohet me rastin e Ditës Botërore të Teatrit të Kukullave, të cilën e festojmë më 21 Mars. Qëllimi është që publiku t'i..

botuar më 25-03-22 6.10.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga minus 2 deri në 3°. Në Sofje do të jetë rreth 0°. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell me vranësira të shpërndara të larta, kryesisht mesatare, të konsiderueshme dhe të larta mbi Bullgarinë Veriore..

botuar më 25-03-21 7.40.MD

Ministri i bujqësisë premtoi mbrojtjen e bujqve

"Ne mbrojmë prodhuesit bujqësorë dhe interesin publik. Në hartimin e projektligjit jemi udhëhequr vetëm nga ky qëllim." Këtë e bëri të ditur ministri i bujqësisë dhe ushqimit, Georgi Tahov, në një takim me përfaqësues të zinxhirëve të shitjes me..

botuar më 25-03-21 6.09.MD