Kombëtarja e Bullgarisë regjistroi fitore mbi Peru dhe u kualifikua në fazën e 16-të të Kampionatit Botëror të Volejbollit për vajza nën 19 vjeç në Hungari dhe Kroaci. Në qytetin hungarez Seged, të rejat bullgare u imponuan me rezultat 3:0 (25:22, 25:16, 25:19) dhe përfunduan në vendin e dytë të renditjes nga grupi “C” pas Italisë. Humbja e vetme e skuadrës bullgare është pikërisht nga “Squadra Azura”, e cila fitoi të gjitha ndeshjet e deritanishme. Kundërshtari i radhës i bullgareve do të jetë Hungaria, një nga nikoqirët e Kampionatit Botëror. Hungarezet përfunduan në vendin e tretë në grupin “A”. Takimi mes dy skuadrave është të hënën në orën 19:00 me orën bullgare.
Tenisti më i mirë i Bullgarisë, Grigor Dimitrov, u kualifikua në çerekfinalen e US Open, pasi mundi rusin Andrej Rjublev. Në ndeshje që zgjati tre orë e 40 minuta, Dimitrov fitoi 3:2 sete - 6:3, 7:6 (3), 1:6, 3:6, 6:3 dhe barazoi bilancin e..
Paraolimpisti Ruzhdi Ruzhdi fitoi titullin e dytë olimpik në karrierën e tij. Atleti bullgar fitoi një medalje të artë në gjuajtjen e gjyles (kategoria F55) në Lojërat Paraolimpike në Paris. Paraqitja e shkëlqyeshme dhe 12.40 metrat e arritur..
Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov kalon në raundin e tretë të US Open pasi mundi Rinki Hijikata me rezultat 6-1, 6-1, 7-6 (4). Ndeshja zgjati pak më shumë se dy orë e 10 minuta. Në fazën tjetër të kampionatit në SHBA tenisti 33..