Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rumen Radev apelon në Gjykatën e Drejtësisë për shkak të ndërprerjes së koncesionit të terminalit Rosenec

Foto: BGNES

Presidenti Rumen Radev paditi Gjykatën Kushtetuese për ndërprerjen e nxituar të koncesionit të terminalit Rosenec, njoftoi qendra për shtyp e kreut të shtetit.

“Miratimi i shpejtë i ndryshimeve ligjore, që ndërprenë dhënien me koncesion të terminalit të portit Rosenec, jo vetëm që bie ndesh me parimin themelor të shtetit ligjor, por është edhe shembull i një qëndrimi të papërgjegjshëm ndaj shtetit dhe qytetarëve”, thuhet në njoftimin për shtypin.

Sipas Rumen Radev, vendimi nuk merr parasysh as interesat e konsumatorëve dhe rreziqet e rritjes së çmimeve të karburanteve dhe mallrave, as kërcënimet e mundshme për mijëra punëtorë në kombinatin petrokimik dhe as me pretendimet e mundshme ligjore kundër Bullgaria.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 22 nëntorin

Ditën e premte era nga jugu do të forcohet dhe do të jetë mesatare dhe e fortë, në vendet paraballkanike dhe në shpatet veriore të maleve nga Bullgaria Jugore – me stuhi. Vranësirat do të jenë të shpërndara, të konsiderueshme në zonat perëndimore, por..

botuar më 24-11-21 7.40.MD

Mungesa e energjisë elektrike pritet në fillim të vitit të ardhshëm

Sipas një analize të Operatorit të Sistemit të Energjisë Elektrike, mungesa e energjisë elektrike pritet që në janar dhe shkurt. Në një konferencë tematike të organizuar nga Qendra për Studimin e Demokracisë në Sofje, Deljan Dobrev nga GERB shpjegoi..

botuar më 24-11-21 6.31.MD

Nënpresidentja Ilijana Jotova: “Për shkak të ndryshimeve në Kushtetutë nuk mund të zgjidhet kryetar i Kuvendit Popullor”

Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për shkak të këtyre ndryshimeve në Kushtetutë, sot nuk mund të zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor”...

botuar më 24-11-21 4.56.MD