Buxheti i vitit 2023 me deficit 3% është i realizueshëm dhe nuk “shtrëngon rripat”, tha për Nova TV ministri i financave Asen Vasilev. 250 milionë leva (125 milionë euro) u ndanë shtesë për rritjen e pagave në sektorë të ndryshëm, shtoi ai.
Në një periudhë shumë të shkurtër kohore, në gusht dhe shtator, qeveria duhet të përfundojë rinegocimin e disa pikave të Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë me Komisionin Evropian. Parlamenti duhet të miratojë gjithashtu Ligjin e Energjetikës, i cili është një nga pjesët kryesore të legjislacionit për këstin e dytë të Planit të Rimëkëmbjes. Buxheti parasheh që pagesa e dytë sipas planit të bëhet deri në fund të vitit, gjë që do të thotë se legjislacioni duhet të miratohet deri në fund të shtatorit, theksoi edhe Vasilev.
Ministri në detyrë i ekonomisë, Petko Nikollov, gjatë ceremonisë vjetore të ndarjes së çmimeve të Dhomës Bullgare të Tregtisë dhe Industrisë njoftoi se Bullgaria me një rritje prej 2,2 për qind është ndër 6 vendet e para të BE-së. Kryetari i Dhomës..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave. Me shpërblimin më të lartë janë ata që merren me..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..