Një shëtitje me motobarkë në Danub, vëzhgim i zogjve të rralla, vizita në ishuj të pabanuar, piknik në natyrë ose thjesht banja dielli në plazh – me këto aktivitete qyteti bullgar Nikopoll u vendos si një destinacion për turizmin e aventurës. Me afrimin e pranverës, qyteti gjallërohet me vizitorë. Bullgarë, dhe gjithnjë e më shumë rumunë, vijnë për atraksionin më të madh vendës - një udhëtim me varkë rreth arkipelagut të Nikopolit. Shëtitja është e ngopur me shumë emocione, dhe organizatorë të saj janë peshkatarët e shoqatës "Amur-Nikopol".
"Sezoni këtë vit filloi shumë herët, ne vetë nuk prisnim një interes kaq të madh" - tha Biser Georgiev, kryetar i shoqatës. Ai pohon se shëtitja e parë ishte akoma në fillim të marsit dhe se vetëm në kuadrin e një muaji, dhjetëra njerëz kanë marrë pjesë në aventurë.
“Nuk kemi fundjavë pa kërkesa”, thotë Biser Georgiev dhe shton:
“Ky është sezoni ynë i tretë. Turistët po shtohen nga viti në vit dhe na vjen mirë që në këtë mënyrë ndihmojmë bashkinë dhe biznesin vendas, që qyteti të zhvillohet si destinacion turistik. Këto shëtitje fitojnë popullaritet ndër turistët edhe jashtë vendit.”
Ndërsa motobarka lundron, tufa zogjsh qarkullojnë sipër turistëve. Disa prej tyre bëjnë fole në parkun natyror "Persina" aty pranë. Këtë vit, një palë shqiponja deti - një specie shumë e rrallë - u vendosën në ishullin Llakët.
Në verë, kur niveli i Danubit bie, mund të gjenden plazhe të mrekullueshme në ishuj. Plazhi më i vizituar është Katunara, i njohur për vendasit si Maldivet, për shkak të brezit të gjerë të plazhit me rërë të imët si pluhuri i yjeve. Në pranverë, kur niveli i lumit është i lartë, ofrohet një tjetër atraksion - një udhëtim lumi deri në Amazonë në "ujërat e qershisë", që përkon me mbledhjen e qershive:
“Kur uji është më i lartë, ne lëvizim përgjatë bregdetit bullgar pranë një brezi shelgjesh. Nëse ka një rrugë për të kaluar, ne shkojmë në të ashtuquajturën Amazonë. Hyjmë në kanale të ngushta, si në lumin Amazonë, me pemë të ngritura, bëhen kthesa të mprehta dhe është shumë bukur atje. Vendi është i mbushur me një lloj shelgu, ne e quajmë rakitak. Ka edhe amorfa (Amorpha fruticosa) – që është më tipike për vende si Kina. Vite më parë nuk e kishte. Është një bimë mjaltëmbajtëse që çel me lule me ngjyrë vjollce”, shpjegon Biser Georgiev.
Peshkatarët e shoqatës janë organizatorë të mrekullueshëm, kapitenë varkash dhe guidë që flasin ëmbël. Ata do t'ju tregojnë gjithçka për zogjtë që fluturojnë përreth, peshqit, ishujt dhe temperamentin e paqëndrueshëm të Danubit. Dhe ata do t'ju çojnë në kishën shkëmbore “Shën Stefani” të shekullit të 10-të, e cila ofron një pamje befasuese drejt lumit.Shikoni video-reportazhin tonë të shkurtër të udhëtimit tonë me varkë rreth Arkipelagut Nikopoll, kishës shkëmbore të Shën Stefanit dhe ishullit Persin:
“Është një piknik, peshkim, supë peshk i gatuar në vend, peshk i pjekur në skarë. Prandaj, duhet të bëhet paraprakisht një kërkesë që të ketë kohë për ftohjen e pijes - nëse do të jetë verë e bardhë apo raki... Ekziston edhe një mundësi tjetër. Po të dëshirojnë turistët mund të mbeten që të lahendhe të shkojnë në plazh dhe pastaj i çojmë në shtëpi”, thotë Biser Georgiev.
Përveç supës së peshkut, e cila është një markë e rezervuar e peshkatarëve të Nikopolit, në meny ka edhe gjellë të tjera origjinale prej peshku, bukë shtëpie dhe raki ftoi. Biser thotë se ka pasur raste kur klientët e tyre nuk kanë dashur të largohen nga ishujt, madje disa gjermane kanë qëndruar të vetme gjatë natës në njërin prej ishujve. Në udhëtimet e lumit deri në Arkipelagun e Nikopolit përfshihen gjithashtu turistë të udhëhequr nga operatorë të ndryshëm turistikë bullgarë, të cilët organizojnë ekskursione me kauza mjedisore.
Për promovimin e Nikopolit kontribuojnë edhe garat me avionë dhe motobarka të organizuara nga bashkia, si dhe festivali vjetor "Danubi - Njerëzit, Natyra dhe Traditat", i cili tregon mënyrën e jetesës dhe kuzhinën e popullsisë së qytetit buzë lumit, etj.
Shikoni më shumë:
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto dhe video: Veneta Nikollova
Dokumentari i Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) "Pasqyra shpirtërore e qytetit të krishterë Nesebër" u nderua me gjithsej katër çmime në tri festivale prestigjioze ndërkombëtare të filmit në Brazil, Gjeorgji dhe Portugali. Skenarist i filmit është..
Udhërrëfyesi i njohur i udhëtimit "Lonely Planet" e renditi resortin bullgar Bansko në Pirin ndër vendet më të mira për t'u vizituar vitin e ardhshëm në udhëzuesin e tij " Best in Travel 2025", raportoi BTA. Platforma e përshkruan Banskon si "një..
Vendi ynë është organizatore e Takimit Vjetor të Komitetit Evropian të Shoqatave të Operatorëve Turistik dhe Agjentëve të Udhëtimit - aktiviteti më i madh i institucionit që bashkon operatorët turistikë të Evropës. “Mikpritja e këtij takimi është një..