Më 27 korrik, që nga koha më e lashtë, nderohet kujtimi i shëruesit Shën Pantelejmon, i cili në emër të Krishtit shëronte falas. Sipas jetëshkrimit të tij Shën Pantelejmoni jetoi në fund të shekullit të III-të dhe fillim të shekullit të IV-të. Ai studioi mjekësi te mjeku i famshëm në atë kohë Efrosin dhe u bë mjek i oborrit. Pasi u pagëzua në fenë e krishterë, ai mori dhuratën e shërimit dhe mrekullibërjes. Shën Pantelejmoni u vra në vitin 305 gjatë sundimit të perandorit Maksimilian pas torturave mizore.
Për shkak të aktiviteteve të tij gjatë jetës, Shën Pantelejmoni u shpall shenjëtor mbrojtës i mjekëve dhe mamive.
Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e tij më 27 korrik
Më shumë për këtë shenjtor të respektuar mund të lexoni në botimet e Radio Bullgarisë:
Gjashtë shekuj më vonë, në këtë ditë, u nda nga jeta më i famshmi nga nxënësit e iluministëve sllavë Shenjëtor Kirill dhe Metodij - Shën Klementi, Kryepeshkopi i Ohrit. Shën Kliment Ohridski ishte një studiues bullgar mesjetar dhe peshkopi i parë që predikoi në gjuhën e vjetër bullgare. Ai themeloi Shkollën Letrare të Ohrit. Ai u dërgua nga Shën Mbreti Boris I në trojet bullgare jugperëndimore me qendër qytetin e Beratit në Shqipërinë e sotme.
Vite më vonë dita e fjetjes së këtij iluministi bullgar 27 korriku, u shpall një festë e përbashkët e Shtatë Shenjtorëve – vëllezërit Kirill dhe Metodij, dhe dishepujt e tyre Kliment, Naum, Sava, Gorazd dhe Angelarij.
Më 25 korrik, Kisha Ortodokse Bullgare nderon Fjetjen e Anës - shenjtores që lindi Marinë, e cila është nëna e ardhshme e Jezu Krishtit. Shën Anna konsiderohet mbrojtëse e martesës, familjes dhe mëmësisë, si dhe mbrojtëse e virgjëreshave, të..
Më 20 korrik, në mes të ditëve më të nxehta, Kisha jonë nderon profetin e Dhiatës së Vjetër Ilia. Për respektin e popullit tonë për Shën Ilian dëshmojnë kishat e shumta ortodokse me emrin e tij, ku për nder të tij janë kryer liturgji festive që nga..
Me rastin e 156 vjetorit të vdekjes së vojvodës Haxhi Dimitër dhe kaçakëve të tij, si dhe 187 vjetorit të lindjes së Vasill Levskit , komuna e qytetit Kazanllëk organizon disa veprimtari. Përulemi para trimërisë së heronjve kombëtarë..