Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fermerët bullgarë janë kërcënuar nga dumpingu i lulediellit dhe qumështit pluhur

Kirill Vëtev
Foto: mzh.government.bg

Ministri i Bujqësisë Kirill Vëtev paraqiti problemet e Bullgarisë lidhur me lulediellin dhe qumështin pluhur në Këshillin e Bujqësisë të BE-së në Bruksel. Në Bullgari pritet një korrje e mirë, por për shkak të importit të lirë të lulediellit dhe vajit nga Ukraina në vitin 2022 ka 700 000 tonë luledielli të vjetër në magazinë.

Pritet një rritje e re e importeve ukrainase, paralajmëroi Vëtev, nëse kapacitetet në Bullgari dhe vendet fqinje nuk janë në gjendje të përpunojnë sasitë e rritura dukshëm. Vëtev theksoi se këtë vit kemi të korrat më të shtrenjta në Evropë dhe logjistika është ndryshuar totalisht që nga lufta në Ukrainë. Ai kërkoi përmirësimin e tranzitit të grurit ukrainas përgjatë "korridoreve për solidaritet" dhe mbrojtje për prodhuesit bullgarë.

Rritja e importit të qumështit pluhur po shkakton dumping të çmimeve dhe po rrezikon blegtorët bullgarë, paralelisht me rritjen e çmimit të ushqimit për kafshët, tha Vëtev dhe kërkoi ndihmë shtesë shtetërore për këtë sektor.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

38% e të rriturve në vend janë gati të votojnë më 27 tetor

Nëse zgjedhjet janë sot, 7 janë pjesëmarrësit e sigurt në parlamentin e ardhshëm. Këtë e tregon një sondazh sociologjik i Agjencisë “Trend”, i porositur nga gazeta “24 Çasa”. GERB-SDS është në krye me 24.8% mbështetje. Vendin e dytë e kontestojnë..

botuar më 24-09-27 10.44.PD

Largohet me skandal Legjislatura e 50-të e Kuvendit Popullor

Seanca e fundit e Legjislaturës së 50-të të Kuvendit Popullor përfundoi me skandal mesnatën para 27 shtatorit. Në orët e fundit para se të shkonin në pushime për shkak të fushatës zgjedhore, disa prej deputetëve pushtuan tribunën dhe kundërshtuan..

botuar më 24-09-27 9.04.PD

Parashikimi i motit për 27 shtatorin

Të premten do të jetë me diell dhe temperaturat gjatë ditës do të rriten. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 16°, në Sofje 11°. Maksimumi do të jetë nga 28 deri në 33°, në kryeqytet do të jetë 29°. Në Detin e Zi do të..

botuar më 24-09-26 7.40.MD