Nxënëset bullgare fituan dy medalje argjendi dhe një bronzi në Olimpiadën e tretë evropiane të Informatikës për vajza në qytetin suedez të Lundit, njoftoi nënkryetari i ekipit Rumen Mihov.
Argjendin e fituan nxënëset e klasës së dhjetë Emiliana Dimitrova nga Gjimnazi Matematikor i Sofjes dhe Nora Paskaleva nga Kolegji Amerikan, kurse të bronztën nxënësja e klasës së dymbëdhjetë Jasmin Behiç nga Gjimnazi Matematikor në Pleven. Sipas Rumen Mihovit, edhe nxënësja më e re në ekip ka performuar shumë mirë - nxënësja e klasës së nëntë Nermin Idiriz nga Gjimnazi për Shkenca Natyrore dhe Matematikore në qytetin Shumen.
Olimpiada Evropiane është një konkurs relativisht i ri i krijuar vetëm për nxënëset e interesuara për të studiuar shkenca kompjuterike. Në edicionin e këtij viti morën pjesë 189 vajza nga 52 vende.Data 24 shtator shënoi krijimin e një shoqate të re bullgare në Shqipëri “Shoqata për Identitetin Bullgar” . Ajo u regjistrua sipas legjislacionit shqiptar në qytetin e Tiranës me drejtues Besim Muça. Besimi ka lindur në fshatin Orzhanovë..
Një shfaqje argëtuese "shkencë" për fëmijët iu kushtohet dinozaurëve. Ajo do të mbahet për një qëllim bamirësie - në mbështetje të Qendrës së Shpëtimit të Breshkave në fshatin Banja pranë zonës së mbrojtur të Detit të Zi Irakli. Kodi i veshjes..
Observatori Astronomik me Planetar "Sllavej Zllatev" në qytetin Karxhali hapi "hyrjen e lirë" me rastin e festës së qytetit - 21 tetorit. Nëse moti e lejon, vizitorët mund të vëzhgojnë Diellin dhe njollat e diellit - shpjegon drejtori i..
Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë..
Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori..
Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor..