Sot Kisha jonë Ortodokse kremton Fjetjen e Shën Annës – Nënës së Shën Mërisë. Shenjtorja nderohet si një nga simbolet kryesore të krishtera të amësisë.
Bullgarët e quajnë ditën e sotme “Shën Anna e Verës”. Sipas traditës, gratë shtatzëna dhe nuset e reja vizitojnë kishën, ku zbukurojnë ikonën me lule dhe me dhurata të tjera. Përveç kësaj, ato luten për shëndetin e fëmijëve dhe ndezin qirinj para imazhit të shenjtores mbrojtëse. Pas përfundimit të shërbimit, nënat shpërndajnë bukë që të jenë të shëndetshëm fëmijët e tyre.
Besohet se Shën Anna i mbron fëmijët nga zjarri – nga temperatura e lartë dhe ethet.Çdo vit të shtunën para festës së madhe të krishterë të Rrëshajëve, Kisha kremton të Shtunën e Shpirtrave që është e dyta brenda vitit, të cilën populli bullgar e quan ndryshe edhe si e Shtuna e Shpirtrave e Qershisë, sepse përkon gjithmonë me stinën e..
Pothuajse njëqind eksponate nga Muzeu Historik “Iskra” ("Shkëndija") në qytetin e Kazanllëkut (Bullgaria Qendrore) do të shfaqen në një ekspozitë botërore të artefakteve të thesareve trake në Muzeun “Paul Getty” në Los Anxhelos në fund të vitit,..
Petriç ndodhet në rrëzë të dy prej maleve më të bukura dhe ende të paprekura nga turizmi - Ograzhden dhe Bellasica. Zona përreth qytetit jugperëndimor ka qenë e banuar që nga kohërat e lashta, siç dëshmohet nga një sërë gjetjesh..