Nina Ivanova, nënkryetare e shoqatës bullgare "Atdheu" në qytetin ukrainas Reni, tha për BTA se për herë të parë që nga fillimi i luftës, Rusia e ka bombarduar intensivisht qytetin dhe banorët kanë përjetuar një "natë shumë të frikshme". “Djali im i solli nipërit nga Odesa në fillim të javës së kaluar, kur aty filluan sulmet me raketa, në shtëpinë tonë në Reni në një vend më të sigurt. Por atë natë u sulmua edhe qyteti ynë. Fëmijët u trembën, mezi i qetësova”, thotë Ivanova.
Natën e 24 korrikut Reni u sulmua nga 15 dronë. 6 persona u plagosën. Komuniteti bullgar në rajonin e Odesës është i treti më i madh. Ai ka mbi 150 000 njerëz. Në Reni jetojnë rreth 8500 bullgarë. Qyteti ukrainas është 24 km larg nga qyteti rumun i Galacit.Lideri i koalicionit GERB-SDS që fitoi zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, Bojko Borisov, njoftoi se do të tërhiqet nga kandidatura për kryeministër. Në një konferencë në selinë e partisë, ai i bëri thirrje “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bulgaria..
Borisllav Sarafov i plotëson të gjitha kushtet dhe ka cilësitë për t'u zgjedhur kryeprokuror. Ky qëndrim u mbajt nga Komisionet e Certifikimit dhe Konkurseve dhe të Etikës Profesionale pranë Kolegjit të Prokurorit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke..
Presidenti Rumen Radev, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Vietnam, mbajti një ligjëratë në Akademinë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme me rastin e 75 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve. Kreu i..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..