“Një fillim i rremë dhe shpifje e idesë së reformës kushtetuese”. Me këto fjalë kryetarja e Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Kornelija Ninova, përcaktoi propozimin e "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) për ta bërë 24 majin - Ditën e arsimit, kulturës dhe alfabetit cirilik bullgar festën tonë kombëtare. Ajo shtoi se e majta ka marrë ftesë për bisedime nga PP-DB, por nuk do të marrë pjesë në to. Temat në të cilat politikanët duhet të fokusohen tani janë buxheti, fondet për komunat, Plani i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, theksoi ajo.
Liderja e së majtës hodhi poshtë edhe propozimin që kryetarët e bashkive të kenë vetëm dy mandate, duke pyetur se pse kjo ide të mos prekë edhe deputetët.
"Bota jonë përballet me një sërë problemesh komplekse. Nga sfida e paprecedentë ndaj paqes dhe sigurisë globale deri te kriza e përshkallëzuar e klimës dhe pabarazitë e vazhdueshme." Kështu ka thënë presidenti Rumen Radev para Asamblesë së..
Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) u përcaktuan me short numrat në fletën e votimit mes partive dhe koalicioneve të regjistruara për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Në mesin e formacioneve të përfaqësuara..
Ministri i Turizmit Evtim Milloshev u takua me mediat kryesore japoneze Fuji TV dhe Kanagawa TV. Ai ka ftuar ekipe të dy stacioneve televizive të vizitojnë Bullgarinë për të xhiruar filma për vendin tonë, përmes të cilëve ata mund t'i tregojnë..
Bullgaria fitoi tre medalje ari dhe një argjendi në Olimpiadën Ballkanike të Informatikës, e cila u mbajt në Ohër. Medalje të artë kanë Daniell..
Një ekip i Operatorit Shtetëror të Aviacionit është gati të fluturojë për në Liban menjëherë sapo të ketë dritë jeshile për evakuimin me faza të..
Shteti ka nisur deportimin e bashkatdhetarëve tanë që shprehën dëshirën për t'u larguar nga Bejruti pas sulmeve të Izraelit në Liban. Një pjesë e..