Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryetarja e BSP-së, Kornelija Ninova: Ndryshimi i festës kombëtare cenon reformën kushtetuese

Kornelija Ninov
Foto: BTA

“Një fillim i rremë dhe shpifje e idesë së reformës kushtetuese”. Me këto fjalë kryetarja e Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Kornelija Ninova, përcaktoi propozimin e  "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) për ta bërë 24 majin - Ditën e arsimit, kulturës dhe alfabetit cirilik bullgar festën tonë kombëtare. Ajo shtoi se e majta ka marrë ftesë për bisedime nga PP-DB, por nuk do të marrë pjesë në to. Temat në të cilat politikanët duhet të fokusohen tani janë buxheti, fondet për komunat, Plani i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, theksoi ajo.  

Liderja e së majtës hodhi poshtë edhe propozimin që kryetarët e bashkive të kenë vetëm dy mandate, duke pyetur se pse kjo ide të mos prekë edhe deputetët.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

38% e të rriturve në vend janë gati të votojnë më 27 tetor

Nëse zgjedhjet janë sot, 7 janë pjesëmarrësit e sigurt në parlamentin e ardhshëm. Këtë e tregon një sondazh sociologjik i Agjencisë “Trend”, i porositur nga gazeta “24 Çasa”. GERB-SDS është në krye me 24.8% mbështetje. Vendin e dytë e kontestojnë..

botuar më 24-09-27 10.44.PD

Largohet me skandal Legjislatura e 50-të e Kuvendit Popullor

Seanca e fundit e Legjislaturës së 50-të të Kuvendit Popullor përfundoi me skandal mesnatën para 27 shtatorit. Në orët e fundit para se të shkonin në pushime për shkak të fushatës zgjedhore, disa prej deputetëve pushtuan tribunën dhe kundërshtuan..

botuar më 24-09-27 9.04.PD

Parashikimi i motit për 27 shtatorin

Të premten do të jetë me diell dhe temperaturat gjatë ditës do të rriten. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 16°, në Sofje 11°. Maksimumi do të jetë nga 28 deri në 33°, në kryeqytet do të jetë 29°. Në Detin e Zi do të..

botuar më 24-09-26 7.40.MD