Me një sërë eventesh, kryeqyteti ynë detar po përgatitet për edicionin e dhjetë të festivalit RADAR. Që nga viti 2014 edhe sot e kësaj dite, ky forum është ndër festivalet më inovative në botë, duke përzier zhanre të ndryshme muzikore me metoda jokonvencionale nga artet e tjera. RADAR dallohet për faktin se lidh projekte ndërkombëtare në të cilat artistët bullgarë janë partnerë me kolegët e tyre nga e gjithë bota, duke kultivuar një audiencë kërkuese. Zyrtarisht ditët e festivalit janë nga data 3 deri në 6 gusht, por jashtë “programit kryesor” ngjarjet do të vazhdojnë në një periudhë më të gjatë.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Drama biografike 138-minutëshe e Italisë, Francës dhe Spanjës “Limonov” fitoi Çmimin e Madh për Përshtatje Mjeshtërore Letrare në Konkursin Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të gjatë Cinelibri . Favoriti u shpall nga kryetarja e jurisë, aktorja..
Pak ditë më parë në qytetin tonë të Detit të Zi Burgas u hap një hapësirë ku arti, shkenca dhe magjia i japin dorë njeri tjetrit. Mysafirët e Muzeut të ri të së Pamundshmes transportohen në botët paralele për të mësuar më shumë rreth universit...
Institucioni më i madh i arsimit të lartë në Portugali ka 252 000 studentë, 20 000 prej të cilëve janë nga kombësi të tjera. Në këtë konglomerat të veçantë kulturash, një vend të veçantë për më shumë se 30 vjet ka edhe kultura bullgare. Lektorati i..