Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festat e Çakër Vojvodës bashkojnë dashamirët e armëve historike

Foto: samokov.bg

Për të dhjetën vit radhazi, qyteti Samokov, në Bullgarinë Jugperëndimore, do të jetë mikpritës i festave të Çakër Vojvodës, organizuar nga Klubi i entuziastëve të armëve historike “Çakër Vojvoda”. E premtja është për mirëseardhjen e pjesëmarrësve. Programi fillon të shtunën me një hapje zyrtare në orën 10:30 në zonën “Çakërova Poljana”. Veprimtaria do të vazhdojë me rikrijimin e veprës së  Çakër Vojvodës, kurban dhe një program folklorik.

Çakër Vojvoda vepronte me kaçakët e tij në malin Rilla në shekullin e XIX-të gjatë sundimit osman dhe mbrojti nga bastisjet vendin më të shenjtë bullgar - Manastirin e Rilës.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Cilat janë kushtet që të huajt të përfitojnë kujdes shëndetësor në Bullgari?

Në rreshtat e mëposhtëm, Radio Bullgaria do t'ju tregojë shkurtimisht kushtet të cilat shtetasit e huaj duhet të plotësojnë, që të përdorin ndihmën mjekësore në Bullgari nëse është e nevojshme. Cilët të huaj kanë të drejtë të përfitojnë nga..

botuar më 24-07-06 10.30.PD

Java e kinologjisë në Burgas

Burgas po pret javën e pesëmbëdhjetë evropiane të qenve, njoftoi BTA. Fillon më 6 korrik në zonën e Bazës së Kuajve në Kopshtin Detar dhe organizohet nga Unioni Republikan Bullgar i Kinologjisë, së bashku me Bashkinë. Forumi ndërkombëtar përfshin..

botuar më 24-07-06 9.10.PD

"Trabant Fest" në Tetevenin Ballkanik

Fshati turistik Ribarica në rajonin e Tetevenit po pret edicionin e dymbëdhjetë të “Trabant Fest”, njoftuan organizatorët nga “Klubi Kombëtar Trabant”. Dashamirët e kësaj marke po mblidhen më 6 korrik (e shtunë) në zonën "Kostina", ku do të parakalojnë..

botuar më 24-07-06 8.05.PD