“Llukoill Neftohim Burgas” njoftoi se do t’i drejtohet gjykatës për të mbrojtur reputacionin afarist. Qëndrimi është në përgjigje të asaj që tha bashkëkryetari i PP-së Kirill Petkov se do të paraqitet propozimi “për të rikthyer kontrollin e portit Rosenec”. Kompania koncesionare deklaroi se të gjitha akuzat e bëra publikisht për kontrabandë dhe shkelje të tjera në territorin e portit nuk përputhen me realitetin. Kontrata e koncesionit është lidhur në vitin 2011 për një periudhë 35-vjeçare, kujton kompania, duke treguar se shteti kryen kontroll të përditshëm.
Ministri i ekonomisë, Bogdan Bogdanov, tha se po hetohet nëse dhe me çfarë mjetesh kompania kontribuoi në Fondin e Sigurimit të Sistemit Elektrik. Sipas një vendimi të parlamentit të mëparshëm, ai duhet të sjellë çdo muaj 70% të diferencës së çmimit midis naftës bruto “Brent” dhe naftës më të lirë të Rusisë “Urals”.
Qeveritarët duan të ndërpritet koncesioni i Lukoilit për portin në BurgasNë muajin dhjetor, 1 miliard leva (500 milionë euro) do t'i drejtojmë komunave për investime në kuadër të Planit Strategjik për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Zonave Rurale 2023-2027, kështu tha ministri i bujqësisë, Georgi Tahov, para mbledhjes..
Përfundoi pa konsensus mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh, në të cilin u diskutua një projekt-dekret i qeverisë për rritjen e pagës minimale nga 933 leva /477,04 euro/ në 1077 leva /550,66 euro/ nga 1 janari 2025...
Terminali i gazit të lëngshëm natyror në Aleksandrupolis, në të cilin Bullgaria është bashkë-aksionare, tashmë kontribuon në konkurrencën jo vetëm të Greqisë dhe Bullgarisë, por edhe të të gjithë rajonit. Kështu tha ministri në detyrë i energjetikës,..
Ne po shkojmë drejt opsionit që të mos kemi një buxhet të miratuar shpejt për vitin 2025, tha për BNR Llëçezar Bogdanov, kryeekonomist nga Instituti për..