Helikopteri që hodhi 100 kg. droga në Turqi, nuk ka fluturuar nga Bullgaria, tha për "Nova TV" drejtori i “Policisë Kufitare” Anton Zllatanov. Droga e hedhur ka qenë marihuanë.
“Tre personat e arrestuar në këtë rast janë shtetas turq. Ne punojmë mrekullisht me kolegët turq. Informacionet e tyre dhe koordinatat e dhëna të hyrjes dhe daljes së helikopterit drejt dhe nga Turqia tregojnë se dy pikat janë në kufirin greko-turk. Nuk ka asnjë provë se helikopteri ka shkelur kufirin bullgaro-turk. “Nuk ka të dhëna zyrtare se avioni ka fluturuar nga Bullgaria, apo është ulur në vendin tonë”, theksoi Zllatanov.
Më 17 korrik, media turke raportoi se një helikopter misterioz që ka fluturuar ulët që të mos zbulohet ka hedhur thasë me drogë pranë Kirklarelit.Ministri i energjisë Zheço Stankov foli në Uashington me Laura Lochman, ushtruese e detyrës së ndihmës sekretares amerikane të shtetit për energjinë. Ata kanë diskutuar ndërtimin e një korridori vertikal të gazit për të siguruar furnizime të ndryshme dhe të..
Bullgaria mbetet ndër vendet me nivele të larta të korrupsionit në sektorin publik, sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2024, të publikuar nga organizata joqeveritare “Transparency International”. Bullgaria me 43 pikë indeksi është në..
Ministri i Jashtëm Georg Georgiev u takua me kryemyftiun Dr. Mustafa Haxhi, njoftoi BTA. Georgiev theksoi rolin e rëndësishëm të liderëve të denominimeve fetare në Bullgari në ruajtjen e modelit unik të bashkëjetesës paqësore, tolerancës dhe unitetit në..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..