Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Protestuesit kërkuan dorëheqjen e presidentit

Foto: BGNES

Protestuesit para Presidencës kërkuan shkarkimin e presidentit Rumen Radev me arsyetimin se po е përçan kombin. “Ka arsye të mjaftueshme për të kërkuar dorëheqjen e presidentit. Deklarata e tij e fundit është se Ukraina këmbëngul për të zhvilluar këtë luftë. Këto fjalë janë absolutisht kundër interesit evropian dhe kundër interesit bullgar”, komentoi një nga protestuesit për BNR.

Paralelisht me protestën ku kërkohet dorëheqja e presidentit, u mblodh edhe një numër më i vogël protestuesish për shkak të faktit se presidenti nuk ka thirrur referendumin e propozuar nga partia “Vëzrazhdane” për shtyrjen e futjes së euros në vend.


“Bullgaria është një vend demokratik ku të gjithë kanë të drejtë të protestojnë. Çështja është që protestat të sjellin ndonjë rezultat”, komentoi Rumen Radev demonstratat kur ato u hodhën në rrjetet sociale.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ministria e Drejtësisë propozon masa kundër zvarritjes së proceseve të aksidenteve të rënda rrugore

Ministria e Drejtësisë publikoi për diskutim publik një paketë ndryshimesh legjislative për të luftuar vonesat në rastet e aksidenteve të rënda trafiku. Masat janë rezultat i përkushtimit të ministrit Georgi Georgiev ndaj prindërve, fëmijët e të..

botuar më 25-04-08 9.28.PD

Masat kundër luftës në rrugë janë në fokus të një takimi me kryeministrin

Kryeministri Rosen Zheljazkov thirr sot një takim lidhur me sigurinë rrugore dhe luftën kundër aksidenteve nëpër rrugët e vendit. Në të do të marrin pjesë ministra, përfaqësues të departamenteve përkatëse dhe të sektorit joqeveritar. Do të diskutohen..

botuar më 25-04-08 9.10.PD

Parashikimi i motit për 8 prillin

Gjatë natës moti do të jetë kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit. Era do të dobësohet në shumë zona. Vetëm në Fushën e Danubit do të fryjë erë e dobët dhe përkohësisht mesatare nga perëndimi. Temperaturat minimale do të jenë..

botuar më 25-04-07 7.40.MD