Me një ceremoni përkujtimore u shënua 11-vjetori i sulmit terrorist në Aeroportin e Burgasit, ku u vranë pesë shtetas izraelitë dhe shoferi bullgar Mustafa Kjosov. Në ceremoni mori pjesë edhe presidenti Rumen Radev. Në fjalën e tij ai deklaroi se shteti bullgar dhe Izraeli mbeten të bashkuar dhe të pakompromis në luftën kundër terrorizmit, si dhe kujtoi se këtë vit Bullgaria feston 80 vjet nga shpëtimi i hebrenjve bullgarë.
Ambasadori i Izraelit në vendin tonë, Yoram Elron, u kërkoi autoriteteve bullgare të shpallin grupin libanez "Hezbollah" një organizatë terroriste dhe bëri thirrje që ai të përfshihet në aktakuzë në mesin e autorëve të sulmit, njoftoi korrespondentja e BNR në Burgas Daniella Kostadinova.
Një shtetas bullgar që punonte në sistemin e OKB-së ka vdekur sot në Gazë, sipas informacioneve paraprake të marra nga Ministria e Punëve të Jashtme, njoftoi ministria në faqen e saj të internetit. Informacione shtesë do të bëhen të ditura në një..
Në vetëm një ditë, mbi 600 vullnetarë dhuruan gjak për viktimat në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilët po trajtohen në Bullgari. Kështu tregojnë të dhënat e së martës. Të gjitha qendrat e gjakut raportojnë se vala e ndjeshmërisë vazhdon..
Punëtorët në spitalet psikiatrike shtetërore kanë hyrë në grevë duke kërkuar paga më të larta dhe kushte më të mira pune, duke përfshirë mbrojtjen e duhur të vendit të punës, pasi punojnë me pacientë të rrezikshëm. Specialistët e rinj po ikin sepse nuk..
Ministri maqedonas i shëndetësisë Arben Taravari dhe homologu i tij bullgar Sillvi Kirillov, së bashku me ministrat e punëve të jashtme të Bullgarisë..
Një formacion ushtarak bullgar do të dërgohet me një ceremoni solemne për të marrë pjesë në forcat rezervë operative të Forcës së Stabilizim të..
Në vetëm një ditë, mbi 600 vullnetarë dhuruan gjak për viktimat në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilët po trajtohen në Bullgari. Kështu tregojnë..