Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Deri në vjeshtë, Bullgaria duhet të plotësojë detyrimet e saj për Shengenin

Nikollaj Denkov
Foto: BGNES

Vazhdon pjesëmarrja e kryeministrit Nikollaj Denkov në samitin BE-Amerika Latine në Bruksel. Në kuadrin e tij ai foli me kryeministrin holandez Mark Rjute dhe kancelarin austriak Karl Nehamer. Pritet që në shtator të bëhet e qartë se çfarë mandati për Shengenin do të ketë qeveria e përkohshme e të dorëhequrit Rjute. Duhet të bëjmë detyrat, të miratohen ligjet për komisionin antimafia, të fillojë puna për ndryshimet kushtetuese. Holanda është më së shumti interesohet për luftimin e korrupsionit. Duhet të forcojmë punën në kufijtë dhe në vjeshtë të ftojmë ekspertë nga BE-ja që të shohin në terren se çfarë po bëjmë, tha kryeministri. Ai beson se nëse Bullgaria iu përgjigjet rekomandimeve të raportit të Komisionit Evropian për sundimin e ligjit, do të ketë argumente shumë të forta për pranimin në Shengen.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti dhe kryetari i Kuvendit Popullor shprehën ngushëllime në Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Bullgari

Presim që pala maqedonase të vendosë nëse ka nevojë për marrjen e 10 personave të tjerë të lënduar nga zjarri në Koçani. Këtë e tha presidenti Rumen Radev pas nënshkrimit të librit të ngushëllimeve në Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Sofje...

botuar më 25-03-18 1.20.MD

Qindra vullnetarë dhurojnë gjak për të lënduarit e tragjedisë së Koçanit

Gjashtë banorë të qytetit Koçani të Maqedonisë së Veriut po udhëtojnë drejt Spitalit “Pirogov” në Sofje për të dhuruar gjak. Ata kanë grupin e rrallë të gjakut A, faktorin Rhesus negativ, i cili është i nevojshëm urgjentisht për një nga pacientët në..

botuar më 25-03-18 11.24.PD

Mbi 108 000 punëtorë nga 64 vende jashtë BE-së erdhën në Bullgari për 6 vjet

Importi i fuqisë punëtore nga vendet jashtë BE-së është në një nivel rekord, por nuk mbulon nevojat e biznesit. Që nga fillimi i vitit, vetëm për punësim sezonal u regjistruan 4202 shtetas të vendeve të treta. Kjo është 40% e punësimit sezonal të..

botuar më 25-03-18 10.27.PD